Komisioni Hetimor për CEZ-in, ja pse u largua Berisha pa dhënë dëshminë

Politikë

berisha-cezKa nisur mbrëmjen e te merkures mbledhja e Komisionit Hetimor për çeshtjen CEZ, ku është thirrur si dëshmitar, deputeti i PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit nuk deshmoi pasi braktisi mbledhjen ne shenje proteste per pranine e Taulant Balles ne drejtimin e seances se Komisionit. Qe ne fillim, deputeti i PD-së, Arben Ristani, ka paraqitur një kërkesë me pretendimin se kryetari i Komisionit Hetimor për CEZ, Taulant Balla, është në konflik interesi me deputetin e PD-së, Sali Berisha.

Kryetari i Komisionit Hetimor, Balla, tha se ne jemi Komision Hetimor Parlamentar dhe kryetari drejton mbledhjen, prandaj deputeti Sali Berisha duhet të dëshmojë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me tej, Balla theksoi se “Ky është një komision hetimor dhe në bazë të ligjit je i detyruar të vish dhe të dëshmosh, në të kundër, komisioni i bën kërkesë Policisë së Shtetit”.

Deputeti PD-së, Berisha, u largua nga komisioni ku dha një prononcim për mediat, duke pohuar se “Kryetari i Komisionit Hetimor për CEZ është i dënuar me vendim gjykate, si shpifës. Unë shkova të bëjë detyrën time si deputet dhe në respekt të Kuvendit, por ai nuk deklaroi se është i dënuar të paktën, pastaj do të gjykoja për të dëshmuar”.

ME TE LEXUARAT