Përdorni celularin mbi 30 minuta në ditë? Ja rreziku që iu kanoset

nusja-telefonPersonat që përdorin shumë gjatë telefonin kanë më tepër rrezik në zhvillimin e disa tipeve të kancerit të trurit.

Kështu shprehen shkencëtarët francezë, të cilët shtojnë se  personat të cilët përdorin telefonët celularë më shumë se 15 orë në javë (30 minuta në ditë për një periudhë mesatarisht 5-vjeçare janë 2-3 herë më të prirur për t’u prekur nga tumoret e gliomës dhe meningliomës.

Studimi, i cili është botuar në numrin e fundit të revistës britanike “Oçupational and Environmental Medicine” është studimi më i fundit lidhur me sigurinë e telefonëve celularë.

Në 15 vitet e fundit shumë studime kanë dështuar për të dhënë rezultate të qarta lidhur me përdorimet e celularëve, megjithëse mund të kenë gjetur një lidhje mes gliomës dhe përdorimit të gjatë të celularit.

“Studimi ynë është në të njëjtin drejtim, por rezultatet duhet të konfirmohen”, thotë Isabelle Baldi e Universitetit të Bordosë në jugperëndim të Francës.

Në vitin 2011 Agjencia Ndërkombëtare e Studimeve mbi Kancerin (IARC) deklaroi se fushat e radiofrekuencës të përdorura nga telefonët celulare mund të jenë kancerogjene. Sidoqoftë kërkuesit janë përballur me sfida të ndryshme, duke përfshirë të pasurit e një tabloje më të qartë lidhur me përdorimin e celularit në jetën tonë, si dhe faktorë të tjerë si duhani, i cili gjithashtu e rrit rrezikun e kancerit.

Studimi i ri përfshiu 253 raste të gliomës dhe 194 raste të meningimoës të raportuar në katër reparte franceze në vitet 2004-2006. Këta pacientë u krahasuan me 892 individë të shëndetshëm. Krahasimi zbuloi një rrezik më të lartë mes personave që përdornin celularët intensivisht, sidomos mes atyre që e përdornin për punë, si shitjet. Koha e përdorimit në këtë kategori shkonte nga 2-10 vjet, me një mesatare prej 5 vjetësh.

Megjithatë studiuesit kanë edhe disa dilema, si për shembull: kanceri zhvillohej në krahun e kundërt të trurit dhe jo në krahun ku mbahej celulari zakonisht. “Është e vështirë të përcaktojmë nivelin e rrezikut, sidomos duke qenë se teknologjia vazhdon të zhvillohet”, thuhet në studim, ndërsa theksohet se janë edhe më të nevojshme studimet e mëtejshme.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vajzat kalojnë natën në tallava, mesazhi që u lë ky djalë është i pabesueshëm

Disa vajza që kanë kaluar natën në një klub tallave janë shkrirë ...