Çelet Bunkart 2, Rama: ‘’Kush ka folur në hava, ta vizitojë dhe qepë gojën!’’

Politikë

rama2016Inagurohet sot në Tiranë, një muze pranë Ministrisë së Brendshme Bunkart 2, që sjell për publikun fakte, emra dhe pjesë të së kaluarës duke nisur me xhandarmarinë e vijuar me krimet e komunizmit.

ME këtë rast, , kryeministri Edi Rama mb ajti fjalën në aktivitetin e organizuar duke thënë se historia nuk riciklohet por se duhet të gjejmë forcën dhe të përballemi me plagët tona. Ai theksoi se ky bunker ishte një mekanizëm i gjallë, ku gëlonin njerëzit, xhelatë dhe viktima; ku frika i linte vendin fatalitetit. Por kryeministri ka pasur edhe një porosi për opozitën dhe kritikat ndaj tij, duke iu këshilluar ta vizitojn♪7 dhe ta qepin gojën”.

“Nëse ligji themeltar i historisë është të kujtohesh, siç shkruante Primolevi, të kujtohesh me sytë e mendjes nuk mjafton”, theksoi kreu i qeverisë dhe gjatë fjalës së tij i është përmbajtur këtij rregulli, se sytë e mendjes dhe shpirtit nuk mjaftojnë por duhet komunikimi sy më sy.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Përurimi i këtij muzeu, nuk është aspak pjesë e programit që i kemi propozuar përfaqësuesve të diasporës. Për të gjithë ata që do thonë se kryeministri e vendosi kastile këtë datë, kanë të drejtë por se qëllimi i kësaj ftese nuk është ky. Bashkatdhetarët tanë nuk ka si të mos jenë po aq dëshmitarë të historisë së vendit të tyre të prejardhjes e çdo pjese të saj. Nëse të gjithë ne nuk e gjejmë të natyrshëm motivimin për të bashkëpunuar në plagët tona të dhimbshme nuk do e gjejmë as atë shtysë që lipset për të qenë partizanë të së ardhmes, në kundërshtim me ç’mund të mendojë ndokush historia nuk riciklohet. Mënyra e saj e larjes së hesapeve i bindet një kodiku ligjesh prej çeliku”, tha kryeministri duke cituar Horacin.

“Çengelat litarët, zyrat e errëta me lagështirë ku drita natyrale nuk hyn asnjëherë, sikundër nuk ka më individualitet janë shprehja brutale e asaj makinerie. Por qëllimi final është që nga nëndheu shkon në kokën e gjithkujt që është mbi dhe”, u shpreh Rama.

Po ashtu Rama theksoi se të kujtohesh me mendje s’mjafton asnjëherë, të kujtohesh me zemër është një akt intim dhe personal. “Ajo që është e domosdoshme për të qenë dëshmitar, është të mund të kujtohesh me sy. Primolevi thoshte ‘Cilido që e harron të kaluarën është i dënuar, jo në ferrin e përtejmë por ta rijetojë atë’”, tha Rama.

Ai deklaroi se “ky bunker është hyrja në të parin memorial, deri më sot i konceptuar dhe i ngritur mbi themele kushtuar kujtimit me mendje, zemër dhe sy të viktimave të terrorit komunist”.

“Ndaj kush ka folur në hava deri sot, gratis siç brumoset zakonisht shpifja se ky është një bunker për të risjellë në formë, shprehje nostalgjie e dhunës e të kaluarës përmes të dëgjuarit të tij në sheshin sipër, ka detyrimin moral të vijë dhe ta vizitojë dhe ta qepë gojën, përballë kujtimit të viktimave, të cilat për herë të parë në historinë e këtyre 25 viteve, kanë një hapësirë që t’u flasin njerëzve drejtpërdrejt. Jo përmes të tretëve, jo përmes librave, jo përmes kujtimeve, jo përmes debateve por fizikisht, sy më sy. Dhe kupola sipër është në fakt së jashtmi shëmbëlltyra e bunkerit tip të diktaturës, por së brendshmi një diafragmë që merr frymë përmes leximit të emrave dhe fytyrave të terrorit komunist”, tha kreu i qeverisë.

Më tej kryeministri u shpreh se e tërë makineria totalitare përmes këtij muzeu i propozohet kujtesës së gjithsecilit dhe përtej atyre që janë ende gjallë, është një muze për ata që lindën ditën kur u shemb bunkeri i diktaturës dhe që e kanë të pamundur të krijojnë një ide të qartë dhe të tyren për çka ishte kjo nëntokë duke dëgjuar historitë e të tjerëve.

“Ky muze është vullneti për të shlyer një borxh të kujtesës, një borxh të pashlyer, përkundrazi të rënduar në këto 25 vjet, kur kujtesa u përdor jo e pandarë siç thoshte gjenerali De Gol por me dallime preferenciale si tokë e djegur dhe e shkretë ku gjithsecili mund të mbillte atë që donte për të arritur qëllime pa asnjë lidhje me respektin ndaj kujtesës”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT