Call Center/ Kokëdhima: Ligji vrastar na kapi në befasi, 25 mijë të rinj do të humbasin punën

Kliko per me shume info

kokedhimaaSekretari për Reformën Strukturore dhe Emigracionin në Partinë Socialiste, Koço Kokëdhima, bëri thirrje për një lobim të përbashkët të qeverisë dhe opozitës pranë Senatit Italian për bllokimin e vendimit që përcakton se “call center”-at mund të punojnë vetëm në vendet e Bashkimit Europian. Në një status në rrjetin social “Facebook”, Kokëdhima u shpreh se Tirana është kapur në befasi nga ligji i Parlamentit Italian.

Statusi i plotë i Kokëdhimës:

Kliko per me shume info

Me ligjin e ri që miratoi Parlamenti Italian, pronarët e “call center”-ave mund të bëjnë biznes vetëm në BE.

Kështu, 25 mijë të rinj e të reja shqiptarë, të punësuar në “call center” do të dalin të papunë. Për kushtet që kemi ne, kjo është një tragjedi. Vitin e ardhshëm ekonomisë tonë dhe këtyre vajzave e djemve do t’u mungojnë rreth 150 milionë dollarë. Në Shqipëri kanë dështuar plotësisht politikat e qeverive të tranzicionit për të ndërtuar një ekonomi reale dhe një treg pune të qëndrueshëm. Ne nuk eksportojmë produktet tona, por thjesht eksportojmë në mënyrë direkte ose indirekte krahë pune.

Më bën përshtypje kapja në befasi e Tiranës nga ky ligj vrastar për ne. Është dashur, që kjo çështje të bëhej e njohur dhe të negociohej qysh në fillim, qysh në nisje të procesit të hartimit të këtij ligji, muaj e ndoshta vite më parë. Bëhet gjithë ky aktivitet me BE, vajtje-ardhje, takime, negociata, konferenca, plane e bisedime. Në krye të gjithë diskutimeve, gjatë gjithë këtij viti, duhet të ishte mbrojtja e punës së këtyre të rinjve e të rejave.

Qeveria dhe opozita duhet të punojnë së bashku. Të lobojnë bashkarisht në Senatin Italian dhe në qarqet politike e diplomatike në BE, me qëllim që të bllokohet kjo fatkeqësi për Shqipërinë.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. O Koqe Kodhjeri, po ju jani supremacista talleni nga mengjesi ne dark me esmeret se keni kompleks pak me te sbeht dhe ketej kerkoni tju punsojn njerezit esmer, o Koqe Kodhjeri te gjith ju Sicilisted bij bushtrash jeni dhe do mbeteni

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here