Call-Center, sipërmarrësi italian: ‘’Do iki nga Shqipëria…’’

call-centreDitë më parë, Shqipëria u trondit nga vendi fqinj, pasi hodhi lajmin se rrezikohet të mbyllen Call-Center-at në vendin tonë. Por, të nesërmen, ky lajm u zbut, duke i bërë ligjet të rrepta. Por, pritet që me 6 dhjetor, senati italian të miratojë ligjin e ri që ndalon kompanitë italiane të Call Center-va që të transferojnë aksionet e tyre jashtë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Roberto Caparrotta, sipërmarrësi italian tha se qëllimi i ligjit është që të tërheqë kompanitë Call Center në Itali dhe se nga kjo do të humbasin edhe kompanitë shqiptare.
Sipërmarrësi italian tha se do të shkonte në Bullgari ose Rumani, ndërsa në Itali nuk mund të kthehej për shkak të taksave të larta. Ndërkohë që Gentian Drenova, kreu i shoqatës së Call-Centera-ve, thotë se ky është problem kombëtar. Në këtë diskutim, foli dhe Eksperti i Partisë Socialiste për punësimin, Kosta Bajraba duke thënë se Shqipëria nuk mund të bëjë asgjë me Italinë, ndërsa pranoi se tregu shqiptar i punës do të goditet nga ligji.
Drejtuesi i departamentit të punësimit në PD, Kastriot Sulka tha se ligji është shumë i keq.
Pritet vendimi.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Italia miraton ligjin për Call Center, mijëra shqiptarë mbeten pa punë

Me 166 vota pro, 70 kundër dhe 1 abstenim Senati italian miratoi ...