Bushati: Problemet mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk zgjidhen me kërcënime

Politikë

bushati]Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka thene se e çështjet peezull midis Shqipërisë dhe Greqinë duhet të zgjidhen mbi bazë të parimeve ndërkombëtare dhe jo kërcënimeve.

Gjatë nje konference për shtyp me homologun e tij ukrainas, Bushati theksoi se zgjidhja e këtyre çështjeve nuk mund të bëhet me kërcënime dhe as për konsum të brendshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I pyetur nëse kjo përplasje diplomatike me Athinën rrezikon projektin e “zero problemeve” me fqinjët, Bushati se referenca e përdorur nuk është në asnjë dokument politik.

"Shqipëria është e palëkundur për të qenë një vend inspirues i politikës së mirë të drejtë dhe të ndershme mbi bazën e ndërsjellët me fqinjët tanë dhe është një vend i cili do të vazhdojë të kultivojë këtë përqasje në rajon.

Është një vend i cili ka shfaqur qartë, hapur të gjitha pozicionet dhe pikëpamjet në lidhje me disa çështje të mbartura, të cilat duam t’i zgjidhim dhe t’i trajtojmë në kuadër të vlerave evropiane dhe parimeve ndërkombëtare, të cilat nuk njohin as gjuhën e kërcënimit dhe as konsumin e brendshëm për çfarëdo lloj rrethane që mund të jetë ky konsum", ka thene ministri.

"Referenca në fjalë nuk është në asnjë dokument politik të kësaj mazhorance dhe të kësaj qeverie, por do të kisha shpresuar shumë që të paktën reporterët që mbulojnë Ministrinë e Jashtme të kishin një hulumtim më të mirë për këtë çështje", ka theksuar m tej Bushati.

ME TE LEXUARAT