Burrat kanë frikë nga këto gra… studimet sqarojnë arsyet

Happy couple embracing and laughingNjë grua inteligjente është gjithmonë një karakteristikë që burrat e kanë shumë frikë. Nëse jeni e tillë, ndoshta kurrë nuk do ta gjeni njeriun e duhur. Ai ndoshta do jetë afër jush, por do të të qëndrojë larg pasi druhet nga inteligjenca juaj. Ky studim vjen nga një ekip i Universitetit Buffalo, të Teksasit. Sipas kërkuesve, burrat edhe pse tërhiqen nga gratë e një lartësie intelektuale, nuk kanë guxim të përballen. Dhe në fund, zgjedhin ato që janë më pak inteligjente se ata vetë.
Për ta zbuluar, shkencëtarët u kanë propozuar dy skenarë të ndryshëm 105 burrave heteroseksualë. Në të parin, u kanë kërkuar të imagjinojnë një takim romantik me një grua, duke iu dhënë mundësinë të zgjedhin mes një gruaje inteligjente dhe një më pak të tillë. Pjesa më e madhe e burrave ka zgjedhur, pa hezitim, gruan e mençur. Deri këtu, gjithçka ok! Burrat, tregojnë studiuesit, kanë pasur reagim më të mirë dhe interes më të madh, nga pikëpamja romantike, në rastin e një gruaje më të mençur se ata vetë. Por, problemi ka nisur në fazën e dytë të eksperimentit. Pjesëmarrësve u është dhënë një test inteligjence për t’u plotësuar dhe u është thënë se gratë e kanë kaluar këtë test me rezultate të shkëlqyera. Në këtë pikë ata janë treguar të ftohtë dhe të largët duke humbur edhe dëshirën për të vendosur një marrëdhënie emotive me to.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Qytetari nuk përmbahet, ‘’masakron’’ policin duke i thyer nofullën

Një qytetar rebel ka ushtruar dhunë mbi një polic. Mësohet se Demitre ...