21 vite burg shqiptarit që vrau gruan, dy fëmijët marrin nga 500 mijë euro

shqiptari-vrauNjë emigrant shqiptar është dënuar me 21 vite burgim për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Me nje vendim te sajin, Gjykata e Xhenovas ka rikonfirmuar dënimin për 46 vjeçarin shqiptar Adrian Balliu, i cili mes natës së 24 dhe 25 shtatorit të vitit 2014 në Casella, ka vrarë bashkëshorten e tij Valmira.

Avokati mbrojtës kërkoi ripërsëritjen e hetimeve dhe përfshirjen e dy ekspertëve të rinj, por gjykata nuk e pranoi kërkesën.

Gjykata ka konfirmuar kompensimin prej 500 000 euro për secilin prej dy fëmijëve të moshës 5 dhe 6 vjeç.

Avokati mbrojtës ka argumentuar se gjatë kohës kur klienti i tij ka kryer krimin, vuante nga xhelozia dhe nga gjendja patologjike kronike për shkak të alkoolit.

Vrasja ka ndodhur në dhomën e gjumit, ndërsa fëmijët ishin në dhomën e tyre. Burri frikësohet se gruaja mund ta linte dhe t’i merrte fëmijët.

Gruaja u godit disa herë me thikë. Kur policia mbërriti, Balliu i priti qetësisht, duke këshilluar karabinierët që të mos bënin zhurmë pasi zgjonin fëmijët. “Mendoni për biberonin dhe për biskotat për fëmijët e mi”, citojnë mediat italiane atë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Anonymous kërcënon i hap luftë qeverisë shqiptare, Manjani “viktima” e parë

Grupi i hackerave Anonymous ka bërë publik një mesazh shumë serioz dhe ...