Burg, ose 30 mijë euro gjobë gruas shqiptare në Itali, arsyeja befasuese

ferexheNjë grua shqiptare që nuk ka pranuar të heqë ferxhenë gjatë një mbledhjeje komunale në Pordenone të Italisë, ku sipas mediave të këtij vendi ka shkelur ligjin ka dy mundësi, të paguajë gjobën 30 mijë euro ose të futet në burg.

Mediat italiane raportojnë se gruaja myslimane, banore në Itali prej vitesh u dënua me katër muaj burg, të cilat gjykata ia konvertoi në një gjobë 30 mijë e 600 euro.

Argument për dënimin e saj u citua artikulli pesë i Kushtetutës italiane. “Ndalohet mbajtja e çdo lloj mjeti në ambiente publike, të cilat bëjnë të pamundur identifikimin e një personi”, lexoi akuza në gjyqin ndaj saj.

Trupi gjykues u shpreh se gruaja nuk ishte thjesht me ferexhe, por aq e mbuluar sa nuk identifikohej.

Procesi nisi pas një denoncimi të bërë nga kryebashkiaku. Mbrojtja e gruas thotë se nuk tërhiqet dhe do e ndjekë edhe më tej çështjen.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia2015

Mashtrimi/ Bien në pranga 3 persona, tentuan t’i merrnin 280 euro një 28-vjecari

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi dy muaj më parë ...