4 vjet burg për Anjeza Shabanin, avokati: Mos e dënoni kaq shumë, u pendua

anjeza-shabani4 vite e 6 muaj burg ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për Anjeza Shabanin, administratoren e kopshtit “Diren”, e cila u filmua duke dhunuar tre fëmijë të mitur.

Në qershor të këtij viti u publikua një video, ku Shabani shfaqej duke dhunuar një fëmijë në ambientet e kopshtit në Sauk. Pas kësaj u bënë edhe akuza të tjera ndaj saj.

Shabani akuzohet për “Keqtrajtim të të miturve në 3 raste”, si dhe për “Fshehje të të ardhurave”. Anjeza ka fituar gjykim të shkurtuar, e si pasojë asaj i jepet 1/3 e dënimit, dhe mund të dënohet me 3 vite heqje lirie.

Bëhet e ditur se Shabani nuk ishte e pranishme në seancën e sotme gjyqësore, por avokati i saj pretendon se ajo ka shfaqur pendesë për ngjarjes që në fillim.

Përkundër kërkesës së organit të akuzës, avokati i Anjeza Shabanit kërkoi që ajo të dënohet vetëm me periudhën e paraburgimit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. Duhet te ket dhe falje sepse e tille eshte jeta , nuk eshte se do denohet kjo dhe shqiperia do te rregullohet , kjo eshte nje ne njeqindmije prb qe kemi , dmth qe nuk duhet te behet shembull nje dhe te te tjeret te flene ne dafina , prandaj falja eshte njerezore se ka dhe nje femije te vogel , une nuk e njoh , por thjesht jap mendimin tim sepse njerezit komentojn sispas interesit ne faqet online

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Flet Koseni, “Komisari i Hekurt”, ku do të punojë pas fitores së betejës ligjore

Tri javë pasi Edmond Koseni fitoi “betejën” me Ministrinë e Brendshme dhe ...