Bunjaki: Ja pse nuk përdora asnjë zëvendësim ndaj Turqisë

Kliko per me shume info

bunjakiiTrajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka thënë se mungesa e Bernard Berishës dhe disa futbollistëve të tjerë, ka bërë që ai të mos i jap mundësi asnjë futbollisti të Kosovës nga banka rezervë.

Bunjaki është shprehur në mikrofonat e Supersport pas ndeshjes me Turqinë, ku ka folur për humbjen e tretë rresht në Grupin I.

Kliko per me shume info

“Siç e dini ju edhe mungesa e Bernard Berishës, e më pas disa të tjerë. Mendoj se ka qenë e rëndësishme që t’i mbanim në lojë ata futbollistë sepse kanë qenë më të shpejtë”, ka thënë Bunjaki, duke u arsyetur kështu për mospërdorimin e asnjë zëvendësimi.

Ai ka thënë se Kosova mund ta kishte befasuar skuadrën përfaqësuese të Turqisë.

“Po ta kishim mbajtur portën të paprekur edhe 15 minuta pas atyre golave, mund të kishim shkaktuar befasinë”, ka thënë Bunjaki.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here