Ndeshja Shqipëri-Izrael, kryetari i komunitetit Mysliman mesazh besimtarëve

skender-brucajKryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, ka lëshuar një mesazh mirëseardhjeje për skuadrën izraelite të futbollit, e cila pritet të zhvillojë një ndeshje me kombëtaren shqiptare mbrëmjen e së shtunës.

Brucaj, duke kujtuar që shqiptarët strehuan mijëra hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore, thekson se populli shqiptar historikisht ka ditur të ruaj vlerat e larta humane të mikpritjes dhe harmonisë fetare.

Mesazhi i Skender Bruçajt:
Krenarë për popullin tonë ndër shekuj, që diti historikisht të ruante vlerat më të larta humane, atë të mikpritjes dhe tolerancës e harmonisë ndërfetare.

Krenarë për të parët tanë myslimanë shqiptarë, besimtarë e bujarë, që strehuan mijëra hebrenj në shtëpitë e tyre gjatë Luftës së II-të Botërore, duke u bërë vendi i vetëm në Evropë, që kishte më shumë hebrenj pas lufte se para saj.
Sportistëve dhe mysafirëve nga Izraeli i uroj qëndrim të qetë e në paqe në token shqiptare!
Dhe gjithashtu i uroj fitore kombëtares së mrekullueshme shqiptare, për të cilën jemi të gjithë krenarë!

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e ...