Konflikti me truprojën, breshëri plumbash përpara lokalit në Vlorë

bresheri-vlore Policia ka zbardhur detaje të reja në lidhje me të shtënat me armë zjarri në qytetin e Vlorës.
Një person ende i paidentifikuar ka pasur një konflikt me truprojen e një lokali, një ditë më parë në vendin e quajtur “Kali i Trojës”.
Ditën e sotme, ai ka shkuar përpara lokalit me mjetin e tij, i armatosur me një automatik me qëllim hakmarrjen.
Pasi ka parë truprojën, ky person ka qëlluar me breshëri në ajër, gjë që ka shkaktuar edhe panik pasi kjo zonë ishte mjaft e populluar.
Më pas, ai ka marrë mjetin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ku e ka braktisur disa metra më pas.
Policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

dritarja-fier

Hodhi gruan nga dritarja e katit të katërt, arrestohet burri, rrezikon 35 vjet burg

Policia e Fierit njoftoi diten e sotme se ka arrestuar 52 vjeçarin ...