Video e re/ Ç’ndodhi në Bruksel, si votoi Bregu kundër PD për negociatat

Nënkryetari i Delegacionit shqiptar në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri, Taulant Balla, në një status në “Facebook” thotë se Aldo Bumçi, Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi dhe Genc Pollo kanë votuar kundër rekomandimit për hapjen e negociatave me BE-në.

‘News 24’ zbardh debatet e shkaktuara ne mbledhjen e Komitetit të Stabilizim Asoocimit në Bruksel mes demokrateve dhe socialisteve. Në këtë video, bashkryetari i këtij komiteti Taulant Balla dëgjohet të lexoje rekomandimin e pare për integrimin e Shqipërisë, për të cilën edhe opozita jep dakordësinë e saj.
Rekomandimi i dyte ku i behej thirrje komisionit qe ti beje thirrje Këshillit për të hapur negociatat, ndezi gjakrat në sallë. Opozita, e përgjysmuar ne mbledhje, nuk arriti dot te ndaloje miratimin e këtij amendamenti, pasi siç shihet nga rrethi i kuq, Majlinda Bregu e votoi atë pro. Kaq ka mjaftuar që Bumçi te ngrejë tonet, dhe të flasë në emër të opozitës së bashkuar.

Por Balla ndërhyn dhe i kujton Bumçit se kush nuk është në salle, nuk mund të numërohet si votë.

Balla: Kush është pro? Rekomandimi i parë u miratua…
Balla: Kush është pro? Kush është kundër. Prisni, do të numëroj, e më pas do të ta jap fjalën. Kush është kundër, një, dy..
Bumci: Opozita është kundër
Balla: Vota është personale
Bumci: Le të thërrasim koleget e tjerë.

Me tej u hodh në votim amendamenti i Aldo Bumçit, që kërkon kushtëzimin e negociatave me plotësimin e kushteve, si reforma në drejtës, dekriminalizimi, lufta kundër kanabis, etj. Por ai u rrezua nga votat e shumicës. Pak çaste me pas, deputetet e djathte u larguan nga salla, ndërsa Balla po i njihte pjesëmarrësit me situatën e përmbytjeve ne vendin tone përgjatë së martës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Rama liroi Lul Berishën nga burgu”, PD akuzon kryeministrin për “të fortin” e Durrësit

Partia Demokratike bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për lirimin nga burgu të ...