Majlinda Bregu: Mos prisni të çelen negociatat përpara zgjedhjeve

bregu-pdDeputetja e PD-së dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit Majlinda Bregu shkruar në “Facebook” se për Shqipërinë nuk do të ketë datë për çelje të negociatave në muajin dhjetor të këtij viti.

Ajo ka nënvizuar se test kanë për të qenë edhe zgjedhjet e vitit 2017.

Statusi i plotë i Majlinda Bregut:
Nuk besoj se pret njeri datë çeljeje negociatash në dhjetor. Sidomos, 6 muaj para zgjedhjeve parlamentare. Ndjesë, por kush nuk e kupton procesin, vendos e heq data sipas qejfit ose agjendës. Por çelja e negociatave nuk është kurorë për qeverinë. Aq më pak për këtë qeveri. Është vazhdim i procesit që shqiptarët ia caktuan qeverive të këtij vendi si detyrim pavarësisht radhës së pushtetit.

Procesi nuk duhet ndalur, negociatat duhet të hapen si një inkurajim për atë pjesë të dedikuar të administratës publike që ka besuar e punuar për Shqiperinë europiane, duhet të hapen si një garanci për qytetarët shqiptarë që qeveria do monitorohet e do kontrollohet në çdo reformë që ndërmerr e qe s’ndërmerr, që sukseset e reformave s’do të jenë imagjinare por të prekshme e të pakthyeshme, që zgjedhjet do të jenë në plotësim të plotë të standardeve demokratike, që ligjet e miratuara duhet të zbatohen, që pandëshkueshmëria të mos i zërë më frymën vendit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tahiri: Lirimi i Lul Berishës tregues se vettingu është i domosdoshëm

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha sot se lirimi i Lul Berishës ...