Bregu sqaron votën pro negociatave: Basha s’e ndal dot integrimin në BE

bregu-majlindaDeputetja demokrate Majlinda Bregu, shprehet përmes një statusi në “Facebook” se as ajo dhe as Lulzim Basha nuk mund të ndalin rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në qëndrimin e saj, Bregu sqaron votën e saj pro amendamenteve të mazhorancës, për çeljen e negociatave. “Ne qëndrimet e mia gjate këtyre viteve ne opozite në Bruksel a kudo jam ndodhur, kam mbrojtur përpjekjet 25 vjeçare të Partisë Demokratike dhe ëndrrën e demokratëve shqiptarë për ta parë Shqipërinë në Evropë”, shprehet ajo.

Më tej Bregu vijon: “ Kam mbrojtur po ashtu punën time 7 vjeçare si Ministre e Integrimit dhe qëndrimet programore të PD për të nxitur anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë në BE. Edhe sikur të dua unë apo Lulzim Basha të bllokojmë Integrimin e Shqipërisë në BE, nuk na lejon historia jonë. S’e kam bërë dhe s’do ta bëj kurrë! Asnjë ditë, asnjë orë! Jam “e dënuar” t’i kushtoj më shumë vëmendje shprehjes së vetvetes se sa mohimit të vetvetes. Këtë e kam bindje! Këtë do të mbroj!”, vijon ajo.

Kliko per me shume info

One comment

  1. lulashi nuk do qe Shqiperia te hyje ne BE se i dalin te palarat ne shesh, edhe ka vrare, edhe ka vjedhur. Dhe cte beje i ziu? Shan Edi Ramen. Jo se Z Rama nuk ka gabime, po ai nuk ka nje platforme te qarte te partise qe e drejton me korrespodence, dihet se cili i terheq ushkurin. Lere, po kerkon qe te behet dhe kryeminister?! O ZOT !!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ben Blushi publikon spotin e partisë: Ja pse jam “LIBRA”

Ben Blushi publikon spotin e partisë: Ja pse jam “LIBRA”

Kreu i Partisë më të re ‘Libra’ Ben Blushi ka publikuar sot ...