Brazili “shkel” Argjentinën në “klasiken e botës”

brazil-argjentineMe lojë të shkëlqyer e me ritëm të pandalshëm, Brazili ka mundur Argjentinën në ndeshjen që quhet klasikja e Amerikës së Jugut, e vlefshme për kualifikueset e kampionatit botëror.

Rezultati final i takimit oshte 3 – 0 . Në shtëpinë e tyre Brazili beri një lojë dominuese për të 90 minutat. Në gjysmën e pjesës së parë Brazili gjeti avantazhin me Philipe Coutinho pas një aksioni personal. Neymar në fund të 45 minutëshit shënoi edhe golin e dytë.

Të pakta ishin rastet e Argjentinës. Paulinho vendosi rezultatin 3 – 0. Brazili kishte mundësi të shënonte edhe më shumë, por fati ia ndaloi. Argjentina është jashtë zonës së kualifikimit, por ka edhe 7 ndeshje për të rikuperuar pozicionet.

Në takimet e tjera Venezula fitoi 5-0 me Bolivinë, Peruja mundi Paraguajin 4-1 dhe Uruguaj fitoi me Ecuador 2-1.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

city-manchester

Dënon tre futbollistë të Manchester Cityt

Trajnerit Pep Guardiola do ti mungojnë tre futbollistë për ndeshjet e ardhshme. ...