Braktisi nusen live në TV se nuk ishte e virgjër, ja cfarë i ndodhi sot Avni Allmetës

allmetaNjë ditë më parë, Avni Allmeta nga Burreli me historinë e martesës së tij tërhoqi vëmendjen e gjithë publikut, kur tha se ndjehej i kërcënuar nga familja e ish-bashkëshortes, të cilën e kishte kthyer pasi nuk e gjeti të virgjër, por 24 orë nga ky rrëfim në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, 36-vjeçari ndjehet më shumë i kërcënuar dhe kërkon ndihmën e policisë.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, 82-vjeçari Sami Allmeta tregon se ka marrë një telefonatë nga vëllai i ish-bashkëshortes së djalit, i cili i ka thënë se i kishin një gjak borxh. “Jemi në gjak, djalin që ka dalë në TV do ta vras, do ta bëj 14 copa”,- tha i moshuari, ndërsa shtoi se ka lajmëruar djalin për gjithçka.

I pyetur në lidhje me marrëdhënien që djali kishte me ish-nusen, Samiu thotë: “Mua mu duk se shkonin mirë, ne e mbanim nusen shumë afër. Gjatë 3 muajve e kisha pyetur nëse djali ushtronte dhunë dhe gjithmonë më thoshte që shkonim mirë”,- tha ai.

Në bazë të thënieve të djalit për mungesën e virgjërisë, Samiu thotë se, duhet ta kishte nxjerrë jashtë shtëpisë më herët. Avni Allmeta u kthye sot në mëngjes në banesën e tij në Durrës, pasi mbrëmë pas rrëfimit në TV kishte fjetur tek motra në Tiranë. Po sot ai u përball me kërcënimin e ri që kish mbërritur në telefonin e të atit.

Avniu është njëri nga djemtë e familjes Allmeta me 7 fëmijë, të cilët kanë lëvizur 10 vite më parë nga Klosi për një jetë më të mirë në Durrës. Për momentin është i papunë, dhe deklaron sërish se nëse ish-gruaja do t’i kërkojë falje për mungesën e ndershmërisë, është i gatshëm të kthehet me të./Bw

Kliko per me shume info

One comment

  1. Avni,shalqirit sa tja futim thiken , nese nuk paska qene i mire e hudhim menjehere ne pleh.
    Po ty e gelltite shalqirin tre muaj ,e masandej nuk e du se e paska pas bishtin e perdredhur ose nuk i paska larat e drejta. Pse e mbajte tre muaj?kjo tregon se ty nuk je i sinqert. Ty ke tjeter problem.
    Ty Avni je kah ban cirkus me vetvehten,nuk jetojme ne kohen e paleolitit ,shiqo perpara ,shko e mere gruan e jeto me te se gabim e ke,se tjetra qe do ta maresh nuk do jete me e mire se e para ,po leni pallavrat e mos i trego botes se cfare Avniu je.
    Duhet ti pershtatemi kohes e mos mer vehten ne qafe.
    Pyeti njehere motrat dhe kusherirat tua nese jane te virgjera?
    Shekulli ne te cilin jetojme,femrat jane te gjitha te virgjera^ne vesh^

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

majlinda-andrea

Hetimi për rryshfetin 50 mijë euro, gjyqtarja e dinte, i tha burrit “kujdes me veprimet”

Gjashtë muaj nga hetimi për korrupsion dhe zbulimi i skandalit në Gjykatën ...