Spartak Braho: “Nën hundën” e Prokurorisë përgjohen titullarë të shtetit shqiptar

spartak-brahoShërbimi Informativ Shtetëror përgjon titullarë të institucioneve shtetërore. Deklarata eshte bere nga Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, në tryezën për “Institucionet e Pavarura”,

Braho kërkoi ndryshime ligjore për raportimin e agjencive inteligjente pasi sipas tij SHISH refuzon çdo kontroll parlamentar.

Në konferencën për “Institucionet Parlamentare dhe të pavaruara”, Braho kërkoi ndryshime ligjore për raportimin e Agjencive Inteligjente, pasi sipas tij SHISH, prej më shumë se dy vitesh refuzon çdo kontroll dhe llogaridhënie.

“Ka disa vite që në qeveri qëndron drafti për ngritjen e nënkomisionit parlamentar për kontrollin e organeve të Shërbimit. Nuk e di pse e keni harruar, pse harroni, pse nuk doni ju. Padyshim që jo ti (Meta), por nuk do Kryeministri, Ministri. Duan t’i zgjidhin këto raporte direkt me krerët e shërbimeve speciale duke shmangur dhe kontrollin parlamentar si një mjet mjaft i domosdoshëm. Kanë mbetur jashtë kontrollit parlamentar disa shërbime sekrete. Shërbimi Informativ Shtetëror, por dhe shërbime pranë institucioneve të tjera nuk raportojnë në Kuvend. Ka pasur sinjalizime të forta që ‘nën hundët’ e Prokurorisë janë bërë edhe përgjime për titullarë të institucioneve të tjera, por këto mbeten në kuadrin e hamendjeve dhe lipset të verifikohen. Të vihet edhe ky institucion nën kontrollin parlamentar”, eshte shprehur Spartak Braho.

Kliko per me shume info

One comment

  1. o palaco!po per serverin e tatimeve nuk u nakove per prokurorine, po per paisjen e pergjimit nuk fole por i mbrojte .sot ke fytyre e flet.ti duhet te ishe ne burg per shume poshtersi qe ke bere por dote vije dita edhe ty

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

tirane-policia

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 50-vjeçarja vetëvaret në bodrumin e banesës

Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet ditën e sotme. Mësohet se një ...