Braçe i bën replikë Dukës, ‘’O vrasës i FSHF-së që ke idhull Berishën’’

duka16Debati mes Braces dhe Dukës vazhdon! Pas mesazhit ofendues të Dukës, deputeti socialist nuk rri pa reaguar.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ligjvënësi o majtë, tifoz i flakët i Partizanit pohoi se ky nuk ishte një reagim për Dukën, por për futbollin e ndershëm. Ai e cilësoi Dukën ‘vrasës të FSHF-së dhe idhull të Sali Berishës.

REAGIMI I BRACES
JO PER ARMANDON,
POR PER FUTBOLLIN E NDERSHEM TE QINDRA MIJE ENDERRAVE!!
Armando!
Qysh kur lexova reagimin tend, perthithur menjehere nga media e ushqyer prej reklames se shitores tende, kam qeshur dhe vijoj te qesh, madje me lot.
E di pse?

Une e di se si eshte shkruar;
ti duke folur dhe, Tanet e tu qe shqyhen te shkruajne cdo fyerje, madje zihen me njeri tjetrin ti shtojne rreshtit te gjate te fyerjeve te tua edhe ndonje tjeter, prej vetes ata.
Degjo;
po te them qe ti nuk di te shkruash- ta bej te thjeshte se mbase nuk e kupton. Fyerjet e dikujt qe nuk di te shkruaj thjesht te bejne te qeshesh.
Megjithate, duhet ta pranoj se, fyerjet e tua te njepasnjeshme, me dhane mundesine te kuptoj se me cilin kam te bej, gjithnje ne cilesine e tifozit pasionant.
Prej javesh te mbledhura nje me nje ne disa vite, arkivoj ne memorie kore te ndryshme tifozesh, por sot kuptova se rrugacet e Sistemit qe mesyjne gjithe mllef e urrejtje ne stadium, kane nje idhull;
IDHULLI I TYRE JE TI! TI I TEJKALON ATA!
FYERJET E TUA DO JENE GOJA E TYRE NESER,
EDHE NJE HERE!
Ne fakt nuk jam I zhgenjyer. Ti nuk mund te besh me shume se kaq. Nuk je vetem, une ju njoh.
Degjo edhe nje here;
Paraja e madhe nuk eshte status ne shoqeri, as pushtet mbi te tjeret, kurre; nuk te ben njeri me te mire!
Po te them se ti nuk je perjashtim- ta bej te thjeshte se mbase nuk e kupton perseri, je ai qe perfaqeson me mire se kushdo tjeter kete “sere” qe, parane nuk e sheh si mjet kembimi ne ekonomi,
por si burim per arrogancen banale qe shqyhen gojen per te nxene ne te fyerje, sharje, kercenime ndaj te ndryshmit, deri sa humb durimin e pastaj nis punen e zakonshme, numerimin pa mundim te produktit nga interesat qe nuk maten, thjesht peshohen.
Po te them qe ti di te numerosh, ne menyre te kufizuar por di te numerosh-ta bej te thjeshte per here te fundit se mbase ti nuk kupton perseri, di te numerosh por deri kur humbet durimin perfundimisht dhe, nis te peshosh produktin e interesave te tua kudo, perfshire edhe futbollin.
Ketu ndalesh vertete, jo per te meduar me ze-prit, c’eshte kjo qe po shkruaj, por per te numeruar, po me ze; 1,2,3,10,20,30,100,200,300 milion…gola, natyrisht gola!
Mbase keshtu eshte dita jote dhe kjo eshte pune per ty,
por e imja nuk eshte e tille, eshte teresisht e orientuar nga puna dhe modeste, shume modeste.
Nuk e mohoj, me para mund te blesh breke me lulka,
por nuk lufton dot.
Pikerisht se e shoh perdite kete, dua te them se nuk I honeps hic njerez si ty, te ngjashem me ty apo rreth e qark teje si te tille, tregtare interesash e numerues perfitimesh.
E di e di, po thua qe edhe ti ndjen po njesoj,
e lexova kete rresht me rresht dje.
POR PO TE PERGJIGJEM;
ESHTE E VERTETE, UNE NUK JAM TI DHE AS NUK JAM SI TI,
MADJE AS QE DUA TE JEM SI TI XHANEM.
Po e mbyll ketu;
rreshti yt I gjate i fyerjeve meriton vec kaq rreshta,
megjithese me duhet te te tregoj se une jam I ndjeshem ndaj cdo gjallese, vecanerisht kur nuk ngjan me ty-mushkonje, qen, mace, buallice, pula, jo prej parave qe behen me to natyrisht, por sepse nuk e bej dot qe te ve pasuri prej tyre e pastaj ti marre per te share te ndryshmin.
Duhet te kesh respekt te pakten si perfitues prej tyre,
ndaj ta kujtova modestine me lart; vlen edhe per to respekti,
meqe per njerezit ti se ben dot.
Me thane dje se, para se te “shkruaje” reagimin perserisje pa pushim-cfare ka ky me mua?
Po e spjegoj,
jo per ty por per mijera femije, te rinj qe luajne futboll,
qindra mije te tjere qe ndjekin futbollin me shpirt e me zemer.
TI NUK FLET DOT PER FUTBOLLIN!
NUK FOLE AS DJE PER FUTBOLLIN!
Por po e bej une, ti degjo!
President, po ta them qe ne krye te heres, une jam kundershtari yt;
kundershtar i gjithe asaj qe ti ke ndertuar e qe po e rrenon futbollin.
Po te akuzoj dhe do vazhdoj te te akuzoj, duke qene I drejte gjithnje.
Ka disa arsye, ato nuk jane asfare personale,
politike jo e jo, as te shoh kund politikisht.
Jam I lebetitur nga menyra jote e te menduarit,
kete here ne planin institucional.
Lexova dje reagimin tend rresht me rresht dhe, i pandjeshem ndaj fyerjeve- sic ta spjegova, kuptova se ti nuk mendon dot institucionalisht;
“I detyruar nga karrigia qe kam”-thua ti dhe, “ne emer te progresit te futbollit shqiptar”, natyrisht natysrisht.
Te mbledhesh Tanet per te shkruar kete eshte zhgenjyese,
por e dobishme gjithnje.
Kupton gjithkush se cila eshte idea juaj-idea eshte shume xhanem, mbi institucionin.
Ky eshte problem i pare i madh.
Federata Shqiptare e Futbollit nuk duhet te jete “karrigia” jote,
FSHF eshte institucion publik, nuk mund te jete karrige per ty;
ne fakt eshte dhe, ky eshte problem i madh.
Eshte njesoj si karrigia e Blaterit ne FIFA, si karrigia e Platinise ne UEFA.
Po- po, nuk e kuptove gabim;
po te tregoj modelin e fotokopjuar prej teje dhe,
po te kujtoj fatin e tyre, perfundimin e tyre ende ne zhvillim.
Institucioni eshte zhbere, prej teje natyrisht.
Ti ke zevendesuar gjithkend, perfshire pergjegjesine, kolegjialitetin, statutin, rregulloret, komisionet.
Je vec ti-karrigia.
Ti mendon, ti vendos, ti urdheron, ti vepron, ne kundershtim me cdo parim te qeverisjes se mire te nje organizate, por ne funksion te interesave te tua.
Ky eshte Sistemi yt dhe ti je pergjegjesi.
Kjo eshte arsyeja perse Ti, ne menyre te qellimte, nuk pranon, nuk lexon, nuk shperndan, nuk diskuton, nuk analizon raportin e hetimit te UEFA-s mbi paracaktimin e rezultateve sportive ne ndeshjet e Superliges shqiptare, Champions dhe Europa League;
me keq akoma, e ben kete edhe me tre pale vendime, te parin te UEFA-s, te dytin ne Apel, te tretin ne CAS, vendime te gjyqeve te
bera mbi ate raport;
shume me keq akoma, ti ke fshehur por nuk ke reflektuar as edhe ne nje rast te vetem, ndaj raporteve thuajse te permuajshme te UEFA-s per paracaktimin e rezultateve sportive, detektuar prej nje sistemi qe ti e ju e njihni mire-basteve dhe levizjes se koeficenteve te tyre minute pas minute, per ndeshjet e Superliges shqiptare.
Publikimi i raportit te fundit,
ishte dufi I UEFA-s pas mungeses se reagimit institucional te FSHF, thuajse pesevjecar.
Por jo vetem;
erdhi si i tille pas mberritjes se Sistemit deri ne paracaktimin e rezultateve sportive ne ndeshjet e kompeticioneve te organizuara pikerisht nga UEFA.
Nuk kishte me keq se ai publikim,
ishte akuza e pare e vertete dhe serioze per ty,
nderkombetare dhe kredibile.
Por ishte nje fije shprese, ti e kepute!
Kam nje pyetje per ty:
Ku hyj une ne ate raport?; Po ne ato vendime ku hyj?
Shiko, une nuk mund te jem alibia jote politike.
TI DUHET TE FLASESH PER ATE RAPORT E PER ATO VENDIME, TI DUHESH DETYRUAR TE FLASESH PER TO!
NESE JO TI, KUSH TJETER?

DO DUHEJ FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT TE JEPTE NJE PERGJIGJE, TE QARTE E SERIOZE.
POR INSTITUCIONI ESHTE BERE “KARRIGE”.
Kjo duhet te ndodhe doemos.
Prej paracaktimit te rezultateve sportive eshte shkaterruar gara! Gara eshte problem I dyte I madh!
Raporti I hetimit te UEFA-s, na deshmoi se per pese vite me radhe, gara ne Superlige ka qene e rreme.
Gjashte vite me pare, si tani- ne vjeshte, lindi nje projekt politik por edhe ekonomik, rreth te cilit u mblodh i gjithe interesi i nje grupi njerezish, biznesmene natyrisht, me te cilet edhe Ti ke dare biznese; fokusi I tyre ishte futbolli.
Prej atij casti gara nisi te zhbehet pjese pjese.
Menyra spjegohet shume qarte ne raportin e hetimit te UEFA-s, eshte klasike-paracaktimi i rezultateve sportive ne favor te atij projekti politik dhe ekonomik.
Ti nuk e kundershton dot kete;
Projekti, ndeshjet, “fitoret”, kampioni perputhen,
kane sponsor ne gjoks kompanine tuaj.
Ne dac si President, ne dac si Karrige ti duhet ta pranosh kete;
Per ta mohuar nuk e ben dot, eshte ne gjoks te projektit tuaj madje me arrogancen tipike, po e perseris!
Kjo e ka shkaterruar garen.
Kredibiliteti I Superliges shqiptare eshte rrenuar.
Te gjithe, jo vetem une, po e thone tani fort se,
vene bast per nje rezultat, ate te pritshmin-kush nuk fiton.
Eshte e pabesueshme qe nje gare qe luhet per tu fituar,
te kete nje rezultat te njohur- humbesin.
TI DUHET TE PERBALLESH QARTE E HAPUR ME TE GJITHE ATA QE TANI E THONE PO KAQ HAPUR, ME NE FUND:
KAMPIONATI NIS ME KAMPIONIN E DITUR, NJE-ATE TE PROJEKTIT, TE TJERET LUAJNE PER VENDIN E DYTE, TE TRETE E TE KATER, KAPUR EUROPEN DHE PJESA ME E MADHE, PER NJE XHIRO TE RE E ME TE SHTRENJTE BASTESH;
FUNDI I TABELES NUK ESHTE GARE, ESHTE POLITIKE, PO PO, KUSH DEL E KUSH HYN I SHERBEN INTERESAVE POLITIKE.

Duhet doemos te ndodhe kjo, jo thjesht per te bere pergjegjes ty, por per te shpetuar futbollin.
Kredibiliteti i rrenuar i gares po i mohon futbollit ekonomine dhe,
ky eshte problemi i trete i madh.
Ekonomia e futbollit eshte jetike,
pa te, futbolli nuk rritet, nuk zhvillohet, nuk behet i madh e perfshires, por edhe shans per mijera femije e te rinj qe ndjekin endrren.
Shihe si eshte sot, i mjere, pa kapitale, pa financime, pa reklama.
Ekonomia eshte pasqyra e qarte e rrenimit te gares, ajo te akuzon nga fillimi ne fund ty.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lirimi i “të fortit” të Durrësit, Prokuroria ankimon vendimin e Gjykatës

Prokuroria e Apelit në Durrës do të ankimojë në Gjykatën e Lartë vendimin ...