“Nuk e dimë ç’na pret!” Si do të duket bota me Trumpin president?

trump2016Bota pyet veten se ç’ ndryshimesh do të sjellë e ardhmja me presidentin Trump.

John Emerson, ambasadori amerikan në Berlin, tha atë që mendojnë tani politikanët rreth e rrotull globit. Nga Trumpi, tha Emerson në një ceremoni të organizuar nga Instituti Aspen, “ne nuk e dimë se ç’na pret.” Ambasadori, i cili duhet të jetë politikisht neutral, shkoi kështu shumë larg duke shtuar se nën drejtimin e Trumpit pritet një politikë izolacioniste, gjatë së cilës Amerika  do të largohet nga bota.

Historiani britanik Simon Schama u shpreh edhe më konkretisht në BBC. Meqë republikanët do të kontrollojnë pas zgjedhjeve jo vetëm Shtëpinë e Bardhë, por të dyja dhomat e Kongresit, do të ketë disa ndryshime rrënjësore: “NATO-ja do të jetë nën presionin e shpërbërjes, nga mbrojtja e klimës do të hiqet dorë, rregullimi bankar do të eliminohet. A të vazhdoj me të tjera?”
Po në rast se ai vërtetë mendon si thotë?

Trumpi tha pas zgjedhjes se ai do të sillet “fair” me bashkësinë ndërkombëtare. Por ç’do të thotë kjo? Deklarat e Trumit gjatë fushatës, si lëvdatat për presidentin rus Putin apo qëndrimi përçmues ndaj NATO-s i kanë shkaktuar shqetësime. Trumpi ka thënë p.sh. se SHBA-ja do t’i mbrojë vendet baltike vetëm në rast se ato “përmbushin detyrimet e tyre ndaj nesh”.

Roland Freudenstein nga qendra Martens Centre tha se SHBA nuk do të dalë nga NATO-ja dhe se as do t’i tërheqë trupat nga Evropa, por problemi është se sa kohë do ta vazhdojë Trumpi këtë linjë. Po ashtu ai beson se dikur do të ketë një takim Trump-Putin dhe ata do t’i sheshojnë diferencat për Ukrainën, Sirinë etj.

Po ashtu ai tha se mund ta pranojë armatimin me armë bërthamore të Japonisë dhe të Koresë së Jugut, thyerje kjo e një tabuje për mënjanimin e armëve bërthamore. Po ashtu ai do të rizhvillojë bisedime me Iranin, të ndërpresë një sërë marrëveshjesh tregtare dhe doganore dhe të vendosë dogana mbi importet nga Meksika dhe Kina.

Hans-Joachim Schellnhuber nga Instituti i Pocdamit për Studimin e Klimës tha se tani ai nuk pret asnjë “veprim pozitiv në lidhje me klimën” nga Uashingtoni. “Bota tani duhet të eci përpara pa SHBA-në.”

Le Pen dhe Wilders të entuziazmuar

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe BE-së do të ftohen fillimisht, mendon Janis Emmanouilis nga qendra European Policy Centre në Bruksel. Kështu marrëveshja për tregtinë e lirë TTIP do të pezullohet.

Por sipas  Emmanouilis fitorja e Trumpit do të ndikojë tek nacionalistët evropianë. Populistja e djathtë franceze Marine Le Pen dhe holandezi Geert Wilders e uruan Trumpin të entuziazmuar.

Paparashikueshmëria

Pika më e dobët dhe vendimtare e administratsës së re është sipas analistëve paparashikueshmëria e administratës së re, e cila nga partnerët dhe aleatët e SHBA-së perceptohet si mungesë stabiliteti. Ish drejtori i CIA-s John McLaughlin tha “Nëse ai i bën të gjitha ato që ka deklaruarr, atëherë mund t’i themi lamtumirë rolit tonë si udhëheqës global. Le të shpresojmë, pra se ai nuk e mendon ashtu si thotë, apo se dikush do ta bëjë të ndërrojë mendje.”/DW

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

teksas-vrasje

Adoleshenti i birësuar në Rusi vret prindërit në Teksas

Një fëmijë i birësuar nga Rusia është arrestuar në Teksas dhe akuzuar ...