Pejë, një shpërthim i fuqishëm i bombulës së gazit tmerron banorët, dy të lënduar

shperthen-bombolaNë qytetin e Pejës raportohet një shpërthim i fuqishëm i një bombule gazi. MËsohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një dyqan pikërisht përballë Gjykatës së Kundërvajtjes apo njohur ndryshe si te “Rrokaqiellit”. Lajmi më pas konfirmohet dhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, live për Rtk, i cili ka theksuar se janë dy persona të lënduar dhe se ka mundësi që shpërthimi të ketë ndodhur si pasojë e një boce të gazit.
“Shpërthimi ka ndodhur në një dyqan përballë Gjykatës së Kundërvajtjes dy persona për momentin janë të lënduar një femër dhe një mashkull. Femra ka qenë kalimtare e rastit, ndërsa mashkulli ka qenë afër dyqanit. Që të dy të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal dhe janë jahstë rrezikut për jetë”, ka thënë ai.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për këtë situatë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

BE: Kosova të përmbushë kushtet për liberalizimin e vizave

Përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Parlamentit dhe Këshillit të BE-së, kanë arritur pajtim ...