Vendimi i papritur i “Tifozave Kuq e Zi”: Do bojkotojmë ndeshjet në Shqipëri

tifozat-kuqezi“Tifozat Kuq e Zi” do ti mundojnë Shqipërisë në ndeshjet e ardhshme që do të zhvillojë në Elbasan Arena apo në Loro Borici.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale ata shprehen se do të bojkotojnë ndeshjet e kombëtares pasi ata shprehen se nuk do të durojnë trajtimin absurt nga autoritetet shqiptare.

Ata thonë se do të vazhdojnë ta mbështesin ekipin në takimet jashtë vendit, aty ku respektohen,

Komunikata e plotë:

“Të nderuar tifozë,

Ajo që ndodhi në ndeshjen Shqipëri – Izrael, nuk kishte të bënte asgjë me lojën e bukur të futbollit. Atë ditë, tifozët shqiptarë prezent në stadium (dhe jo vetëm) ishin viktimë e terrorit shtetëror. Andaj, përshkrimi apo prezantimi i çfarëdo fakti, nuk mund ta përshkruan terrorin që tifozët shqiptar përjetuan nga policia e shtetit shqiptar. Ne jemi tifozë, që e dojmë këtë Kombëtare dhe këtë Shqipëri.

Për arsyen e lartcekur, Tifozat Kuq e Zi, kemi marrë vendim të BOJKOTOJMË të gjitha ndeshjet e radhës brenda, përfshirë këtu edhe ndeshjen me Lihtenshtajnin. Kombëtarën do ta përcjellim vetëm në transferta, atje ku na respektojne.

Me këtë rast, ftojmë policinë e shtetit shqiptar, që të pajisur me kallashnikov dhe me armë tjera, të bëjë tifozin në tribunë.

Për veprimet dhe format e organizimeve tona të radhës, do të ju njoftojmë me kohë.

Me sinqeritet,

Tifozat Kuq e Zi”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

nico-rosberg

Shokon piloti i njohur: Tërhiqem nga “Formula 1”

Befason Nico Rosberg. Gjermani njoftoi tërheqjen nga Formula 1. Një vendim që ...