PD i kundërpërgjigjet Ramës: Më mirë të mos kishe “kakarisur” sot

2
Kliko per me shume info

bociDeputeti i PD-së, Luçiano Boçi i është kundërpërgjigjur Edi Ramës pas deklaratës së kryeministrit që sulmonte opozitën duke e quajtur një kazan që thotë vetëm broçkulla.

Boçi tha se procesi i pranimit të maturantëve në universitete ishte një skandal i turpshëm dhe për pasojë u mbyllën disa degë shkruan LajmiFundit.al.

“Edhe një herë tjetër, nga “kamarja” e FCB, Rama mëtoi me bindë maturantët e opinionin, se procesi i pranimeve ishte një sukses i vërtetë. Çdo herë që dështon apo kërkon të mashtrojë Rama e ka bërë zakon të na flasë për të kundërtën. Procesi i pranimeve ishte një skandal i turpshëm.

Si rezultat i kësaj, si asnjëherë në këto 25 vite, u mbyllën degë shumë të kërkuara si LOGOPEDI në Universitetin Mjekësor dhe mbeten pa u plotësuar degë elitare si FARMACI, STOMATOLOGJI, IMAZHERI etj. Si asnjëherë në këto 25 vite kuotat në degët e FAKULTETIT EKONOMIK të gjithë Universiteteve publike, mbeten pa u plotësuar, në numra të konsiderueshëm. Më mirë do ishte mos kishte kakarisur sot, për këtë proces dështak. Do dilte të paktën, vetëm njëherë përgjatë kësaj qeverisje, i ndershëm”, përfundoi Boci./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here