Deputeti shqiptar: Amerikanët votuan për një president për veten, jo për botën!7

blushi2016Deputeti Ben Blushi ka folur për zhvillimet më të fundit në SHBA. Blushi u shpreh se nuk është aspak i habitur për fitoren e Trump dhe shtoi se “amerikanët kanë një mendim tjeter për Trump, ndryshe nga mendimi që ishte krijuar nga ne”.

Kreu i partisë “Libra” u shpreh se nuk do të ketë ndonjë ndryshim në marrëdhëniet amerikano-shqiptare, por pas këtyre zgjedhjeve ato do të forcohen. Blushi u shpreh për “News 24” se nëse SHBA-të janë mirë, atëherë dhe Shqipëria do të jetë mirë shkruan LajmiFundit.al.

“Derisa Amerika e ka votuar, ky është presidenti që duan. Do të jetë president i shkëlqyer. Nga mënyra se si foli do të thotë që demokracia ka fituar në Amerikë. Ai falenderoi edhe Klinton. Trump foli me gjuhën e amerikanëve. Amerikanët votuan për një president për vetën dhe jo për një president për botën. Nëse amerika është mirë, edhe ne jemi mirë. Marrëdhenjet shqiptaro-amerikane skanë arsye të ndryshojnë, unë besoj se pas këtyre zgjedhjeve marrëdhënjet do të forcohen”- u shpreh Blushi./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

konventa-lsi

Konventa Kombëtare zgjedh drejtuesit e rinj të LSI

Konventa Kombëtare Zgjedhore e Lëvizjes Socialiste për Integrim shpalli rezultatet për drejtuesit ...