Blushi: Ja pse dështoi Samiti i Diasporës, organizuar nga Qeveria

ben blushiKreu i Partisë Libra, Ben Blushi u shpreh se Samiti i Diasporës në Tiranë i organizuar nga Qeveria ishte një dështim.

Blushi e quan dështim, pasi shprehet se emigrantëve shqiptarë nëpër botë nuk iu sigurua e drejta e votës.

Në një status në Facebook, deputeti Blushi shprehet se në 3 vite ekzistonte mundësia që emigrantët shqiptarë të regjistroheshin dhe të votonin elektronikisht.

Por, arsyet që u dhanë nga qeveria për mosrealizimin e këtij premtimi të Edi Ramës ishin thjesht alibi, shkruan Ben Blushi.

“Samiti i Diasporës dështoi ti sigurojë shqipëtarëve në emigracion të drejtën e votës. Arsyeja që u dha nga qeveria është vetëm alibi e shëmtuar. Tre vjet mjaftonin për rregjistrimin e tyre dhe votimin elektronik.

Diaspora duhet të ketë jo vetëm të drejtën e votës, por edhe të përfaqësimit në kuvend, në kushtet kur 40 përqind prej nesh jetojnë në emigracion. LIBRA do luftojë që kjo e drejtë të kthehet në normë”,- u shpreh Ben Blushi.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Sali-Berisha-2-300x218

Berisha: Putin do të takojë Ramën nëse i plotëson “disa gjëra të vogla”!

Ish kryeministri Berisha ka komentuar sot deklaratën e kryeministrit Rama, i cili ...