Reagimi/ “Rama mendjelehtë, u sponsorizua për të ofenduar Trump”

blushi2016Deputeti i partisë Lista e Barabartë, Ben Blushi, lëshoi akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, sa i takon deklaratave të tij për presidentin amerikan Donald Tramp, në kohën kur ky i fundit ishte në garë me Hillari Klintonin.
Ish-deputeti socialist shprehet se Rama u rreshtua kundër kandidatit republikan si kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe për interesa banale për të shkrepur një foto në Shtëpinë e Bardhë.
“Pse erdhi sot prapë Edi Rama duke u mburrur se fjalët që ka thënë për presidentin e SHBA-ve janë të merituara. Çështja sot është pse vendosi Edi Rama të rreshtojë Shqipërinë? Kjo është ajo që bëri, nuk u reshtua vetë, u reshtua si kryeministër i Republikës së Shqipërisë krah një kandidati që humbi. Pse është kryeministri i Shqipërisë kaq mendjelehtë? Unë jam i bindur se Ramën nuk e çoi në SHBA, e çoi interesi banal dhe meskin që vazhdon si një virus në këtë Parlament”, tha Blushi në Kuvend.
Blushi theksoi se Rama u përdor si një trompist i marrë me qira nga një orkestër, duke bërë deklratata të papërgjegjshme dhe ofenduese, të cilat nuk i bëri as vetë Klinton.
“Si një amator profesionit mund të rreshtohej si të donte, si kryeministër i Republikës së Shqipërisë s’mund ta kishte këtë të drejtë. Ajo që bëri Edi Rama nuk ishte një përzgjedhje, ofendoi dhe fyeu një kandidat, çka në fakt as zonja Klinton vetë nuk e bëri, ajo nuk e konsideroi ‘një fatkeqësi kombëtare për Amerikën” dhe “nuk u lut që mos e dhëntë Zoti që të bëhet president”. Ka njerëz që nuk janë dakord me të gjitha pikëpamjet e Donald Trampin, por askush nuk e ka fyer. Ka hyrë i sponsorizuar në një fushatë elektorale ku Kryeministri i Shqipërisë s’mund të ketë asnjë punë. U fut si një trompist i marrë me qira nga një orkestër. Ky levantin duhet t’u kërkonte ndjesë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, të cilëve për herë të parë u futi frikën dhe paranojën për Amerikën”, tha Blushi.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

rama-komunikimi

Edi Rama: Miratimi i buxhetit arritje, shmangëm greminën

Kryeministri Edi Rama në “Komunikimin Javor” është ndalur tek buxheti i 2017, ...