Libër për Kryeministrin, Blushi: Rama fiton mandatin e dytë…por ja si merr fund!

blusdhi-ramaDeputeti Ben Blushi është sërish në qendër të vëmendjes së mediave. Këtë radhë jo me akuzat e tij Brenda qeverisë, por me librin e tij të radhës, i titulluar “Kryeministri”.

Ka qenë vetë Blushi i cili ka njoftuar sot në profilin e tij në Facebook publikimin e librit. Dhe siç mund të mendohet edhe nga titulli, në penën e shkrimtarit Blushi edhe këtë radhë në shënjestër është Edi Rama.

Ashtu si edhe në librat e tjerë, romani endet mes trillimit edhe realitetit, duke na çuar në situatën politike dhe ekonomike të vendit më 2021.

Por edhe pse nuk citohet drejtpërdrejtë, në këtë libër autori flet për një kryeministër i cili është në fund të mandatit të tij të dytë qeverisës dhe ku populli është i gjithi kundër këtij kryeministri.

Çfarë përmban libri “Kryeministri”

Edhe pse në këtë situatë, “Kryeministri” kërkon një mandat të tretë qeverisës dhe për për të ia arritur kësaj krijon një situatë sa dramatike. Ai paguan një snajperist, i cili më herët kishte qenë me mision në Afganistan dhe i kërkon këtij snajperisti që ta plagosë gjatë një mitingu.

Përmes këtij plani djallëzor, “Kryeministri” mendon se do të mëshirohet nga populli dhe për rrjedhojë do të fitojë mandatin e tretë qeverisës. Por gjërat nuk shkojnë ashtu siç e kishte menduar “Kryeministri”. Kjo pasi nëmomentin kur ushtari duhet ta plagosë personazhin kryesor të librit, ushtari nga Afganistani risjell në kujtesë vuajtjet që ka kaluar populli tij nga keqqeverisja. I gjendur përballë vuajtjeve të popullit snajperisti vendos ta qëllojë “Kryeministrin” për vdekje.

Pas largimit nga Partia Socialiste dhe themelizimit të partisë së tij LIBRA, duket se Blushit nuk i është sosur inati me kryeministrin Rama, aq s aka bërë edhe një libër që pritet të ngjallë polemika. Por të shohim sa do t’i dalë parashikimi deputetit Blushi.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ministri Tahiri paralajmëron shoferët: Nga 1 janari do të ketë gjoba të rënda!

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një deklaratë për shtyp u shpreh ...