Mos i hiqni bllokuesit te goma e makinës, dënoheni me burg

Kliko per me shume info

GJOBITJE-TIRANENë rast se do e hiqni bllokuesin e gomës, kjo do të përbëje vepër penale dhe do përballeni me burgun, ku ju presin 3 muaj në qeli.

Janë të shumta rastet kur qytetarët në Tiranë nuk janë dakord me vendosjen e bllokuesit te goma e makinës nga ana e Policisë Bashkiake dhe për këtë arsye ata zgjedhin të largohen bashkë me të. Ata ose e kanë hequr me forcë, ose kanë vijuar rrugën duke e dëmtuar bllokuesin, deri në lirimin e gomës.

Kliko per me shume info

Por ky veprim përbën vepër penale. Në të gjitha rastet Policia ka arritur të dokumentojë heqjen me forcë të bllokuesit dhe ka çuar në Prokurori 10 qytetarët që e kanë kryer këtë veprim vetëm brenda kësaj jave në Tiranë.

Sipas ligjit, “Ushtrimi i një të drejte prej personit që i përket ose që kujton se i përket dhe që nuk njihet nga tjetri pa iu drejtuar organit kompetent shtetëror, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj”.

Gjoba që paguani në këtë rast është 3 mijë lekë, ndërsa nëse e hiqni, dënoheni me 3 muaj burg. Pra, tregohuni të kujdesshëm!

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here