Deklarata/ “U bëj thirrje shqiptarëve që ta bllokojnë Edi Ramën në aeroport”

berisha166Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar një status, ku thotë se kryeministri në detyrë Edi Rama ka bërë një gjest jo të duhur. Ai tha se Rama ka ikur në Nju-Jork, në kohën që vendi ëhstë duke u përmbytur nga reshjet e shiut.  Sipas tij, ky ishte veprim aspak i mirë i kreut të qeverisë dhe se ai duhej bllokuar në aeroport.

Statusi i Berishës

Rama qytetarëve të përmbytur: Unë jam në Nju-Jork, por “Facebookun” e kam në krye të detyrës!

Të dashur miq, moti i madh i ditëve që kaluan shkaktoi në të katër anët e vendit përmbytje të mëdha, tre qytetarë humbën jetën, mijëra hektarë tokë por dhe mijëra banesa në zonat rurale, sikundër dhe në qytete të mëdha u mbuluan nga ujërat e lumenjve, përronj që dolën nga shtretërit e tyre. Shtoj këtu se vërshimi i egër i lumenjve dhe përrenjve në të gjitha anët e vendit ka shkatërruar rëndë infrastrukturën e këtyre zonave duke hedhur qindra miëra tonelata dhe gurë si dhe bllokuar rrugët e tyre, apo marrë me vete urat e tombinat dhe bërë rrugët të pakalueshme.

Në të gjithë këtë situatë katastrofë natyrore, Edvin Kristaq Rama në një akt të paimagjinueshëm për një kryeministër që ndjen minimumin e përgjegjësisë për detyrën e tij:

1-Nuk ka dhënë asnjë qindarkë për zonat e përmbytura, madje nuk ka shqiptuar një fjalë të vetme dhe nuk ka ngushëlluar apo dhënë asnjë ndihmë për familjet e viktimave. Po rikujtoj këtu se ai me deputetët e tij gjatë shqyrtimit të buxhetit në shtatorin që kaloi, shkurtoi me 60 % fondin e emergjencave dhe jo vetëm kaq por ai vetë.

2- Çau ferrën për Nju-Jork për të hapur ekspozitën e zhgaravinave të tij personale duke marrë me vete edhe punonjës të shtetit në shkelje flagrante të çdo ligji.

3- I papenduar për aktin e tij të shëmtuar cinik, përçmues ndaj qindra mijëra qytetarëve që u përballën me egërsinë e motit, të braktisur nga mender kryeministri i tyre, arrin deri aty sa t’iu drejtohet shqiptarëve me FB nga Nju-Jorku se, unë vërtetë jam për hesape të mia në Nju-Jork, por ja ku e keni “Facebookun” tim si dëshmitarë që unë jam në krye të detyrës, ose të paktën “Facebooku” im është, sepse ju kaq meritoni.

Në çdo vend të botës, qytetarët do reagonin më së paku duke e bllokuar në aeroport një kryeministër cinik, armiqësor, përbuzës gjer në mohim të njerëzve në fatkeqësi po të guxonte t’i braktiste për të hapur ekspozita personale. Ju bej thirrje shqiptarëve t’i rezervojnë po këtë qëndrim pinjollit te etërve xhelat të shqiptarëve, Edvin Kristaq Ramës! sb

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

2 comments

  1. KU JE I NDERUAR KRYEPROKUROR . LEVIZ PARA SE BERISHA TE MARE ME VETE. ASHTU SI LEVIZE URGJENT PER DOSJET TE KONTROLLI I PASURISE. ÇFARE PRET ,SHKATERIMIN E VENDIT PERSERI.

  2. kur do hiqesh qafe ti DREQ? Po ta mbajti bytha pse nuk e bllokon vete z. Rama? Je BURRACAK prandaj, ec e dili vete para po ta mbajti…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Rama liroi Lul Berishën nga burgu”, PD akuzon kryeministrin për “të fortin” e Durrësit

Partia Demokratike bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për lirimin nga burgu të ...