Bllokohet piloti automatik i makinës, shoferit i pritet koka nga aksidenti

shoferiiNjë i ri 32-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën, pasi automjeti i tij u përplas me një kamion. Ngjarja e rëndë ndodhi në Britani. ‘Daily Mail’ raporton se nga përplasja e dhunshme makina u dëmtua shumë duke shkaktuar dhe prerjen e kokës së Kaushal Gandhi.

Kjo ndodhi për shkak të bllokimit të pilotit automatik të makinës që ai drejtonte. 32-vjeçari nga Middlesex u përpoq dëshpërimisht të frenonte makinën e tij tip Skoda Octavia përpara se ajo të përplasej me një shpejtësi prej 190 km/h me një kamion të parkuar, duke e lënë të vdekur atë në vend.

Mësohet se i riu po komunikonte me shërbimet e urgjencës për 8 minutat e fundit përpara se ai të përplasej fatalisht.

Ai i tregoi i shqetësuar operatorit se piloti automatik kishte ngecur dhe nuk po arrinte të ndalonte dot makinën e tij, e cila po vazhdonte të shtonte vazhdimisht shpejtësinë. Pak çaste më vonë sinjali u ndërpre, e për pasojë ai u aksidentua për vdekje.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Pakistan, nxiren 36 trupa pas rrëzimit të aeroplanit

Një aeroplan pakistanez që kishte në bord 47 persona është rrëzuar në ...