Bleona reagon ashpër ndaj Behgjet Pacollit: Injorat, kërko falje ose…

bleona-pacolliKëngëtarja Bleona Qereti ka reaguar ashpër ndaj biznesmenit kosovar, Behgjet Pacollit pas komenteve që ai ka bërë për mesazhin e këngëtares për presidentin e SHBA, Donald Trump.
Ajo shkruan se Pacolli është bërë pjesë e vorbullës së injorancës dhe thashethemeve, teksa shprehet tejet e zhgënjyer nga ai.

Pacolli tha se mesazhi i Bleonës për Trumpin nuk kishte aspak rëndësi, ndërkohë reagimi i këngëtares ka qenë i menjëhershem.

Reagimi i plotë i Bleona Qeretit:

I dashur miku im Behgjet!

Jam realisht e zhgënjyer që ti, një njeri nga i cili unë kam mësuar si të sillem me liderët botërore, një njeri për të cilin RESPEKT është fjala që ka karakterizuar marrëdhënien tonë prej shumë vitesh, ke rënë në vorbullën e thashethemeve e të injornacës dhe je tashmë pjesë e tyre!!!

Është e drejta ime fillimisht si qytetare amerikane, artiste dhe më pas si mike e zotit TRUMP, t’i dërgoj një mesazh urimi në një moment historik si ky që ka çuar peshë botën! Ndryshimi i vetëm është që unë nuk i kam dërguar letër të hapur si çdo artist tjetër që ka qenë i gëzuar për këtë fakt, por i kam dërguar SMS, të njëjtën gjë që kam bërë dhe me ty kur je bërë President!

Nuk  po bie në nivelin  nga i cili po operon ti kohët e fundit,  dhe të të permend emrin lart e poshtë nëpër emisione që gjenerojnë tituj “flluska sapuni”, dhe po mos të të njihja personalisht, të mos shikoja më larg sesa injoranca dhe xhelozia e njerëzve të vegjël, dhe po të kisha qenë prezente (në më shumë se sa një rast) kur ti ke bërë takime me liderë botërorë,  do të thoja që: Njerëzit si ti kur bëjnë statuse të tilla nëpër emisione, fillimisht nisen nga vetja sepse ata janë vetë mashtrues!!! Thonë kanë “marrëdhënie të afërta” dhe “numra celulari” të liderve botërorë, kur realiteti është krejt ndryshe: Këta liderë, as i njohin e as i dinë se kush janë këta njerëz, thjesht ata kanë qenë në  të njëjten dhomë me ta! KAQ.

Por unë të njoh nga afër dhe e di që ti si Behgjet je më i mirë se kaq! Qëndron shumë më lart se sa inferioriteti ballkanik prandaj MOS U BEJ PJESE E TIJ!!!

Nuk është etike nga ana ime të nxjerr SMS të miqve të mi nëpër gazeta por meqë ka ardhur puna deri këtu midis meje e teje, që të komunikojmë nëpërmjet televizionit e mediave sociale, në shkëmbim të një KËRKIMI FALJEJE PUBLIKE nga ana jote, me poshtë është një ‘screenshot’ i ‘e-mail’-it që kam marrë 33 minuta mbas rezultatit të zgjedhjeve nga një prej njerëzve më të afërt të zotit TRUMP. Unë kam aq klas sa mesazhet dhe marrëdhëniet personale të mos i bëj pazar gazetash, por nëse ti dëshiron atëherë PATJETER marrëdhënia jonë do të jete pjesë e librit tim që do të dalë së shpejti në treg!

Te përqafoj nga larg, Bleona!

Kliko per me shume info

One comment

  1. o debile sa lidere boterore paske takuar? E per cfare keta “lidere boterore” paskan pasur “fatin” te takohen dhe te diskutojne me ty? Kush ka qene tema qe kini “diskutuar”? Ti je nje debile femer dhe asgje me shume. Sa per urimin qe i paske derguar me SMS trumpit zor se ka marre mundimin edhe ndonje nga sekretaret e tij ta lexoje, jo me zoteria e tij. Trumpit as i shkon nder mendje te shkoje pas nje 40-vjecareje qe po i varen zhapat , ai i kerkon ne moshen e adoleshences femrat, dhe me bukuri ORIGJINALE, jo me operacione plastike si je sajuar ti. Dhe, …hahahaha, nje personi qe i derjtohesh me nofken injorant sikur nuk i dergohen perqafime. Moj grua torollake, me shiringe ne damar e merr te shkreten, apo e tymos? Nuk je as e re, po je meso-grua, 40 vite qe mban mbi shpatulla nuk jane pak, po kur je me probleme mendore edhe 140 vite jete jane pak…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

beskallaku

Bes Kallaku tallet keq me “vuajtjet” e Ermal Mamaqit

Ermal Mamaqi ka qenë mbrëmë në “Zonë e Lirë” ku ka deklaruar ...