Blendi Fevziu zbulon “misterin”: Ja pse mbaj dy orë, në rrugë më shohin cuditshëm

fevziu-oretE kemi parë shpesh në emisionin “Opinion” teksa mban dy “orë”, gjë që ka habitur në fakt të gjithë teleshikuesit. Por, më në fund Blendi Fevziu është shpjeguar se përse mban dy orë në të dyja duart.
I ftuar në “Xing me Ermalin”, ai është shprehur se “të dyja orët janë dashuri”, por në fakt shpjegon se funksionet janë të ndryshme.

Orën e parë e mban si një i fiksuar pas mekanizmit të orës, ndërsa ora tjetër ka një funksion që lidhet pikërisht me shëndetin dhe aktivitetin e tij.

“Tregon sa kilometra kam bërë, sa kalori kam konsumuar, tregon sa rrahje zemre kam, si është moti dhe sa minuta kam bërë gjatë javës aktive”, ka shpjeguar Fevziu për një nga dashuritë e tij, siç ai e quajti.

I ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin”, moderatori Blendi Fevziu ka folur rreth eksperiencës së bukur që i përlan ta praktikojë shpesh, siç janë udhëtimet me miqtë por edhe me vajzën e madhe.

“Bëj qejf sa të duash. Udhëtimet i konsideroj qejf. Batoni është një personazh shumë interesant me të cilin udhëtoj shpesh. Kemi qenë në vend të çuditshme. Kemi bërë udhëtime spektakolare. Ishte një zone mes Nigerisë që jemi shokuar. Hymë në një shtëpi dhe pamë gra që mund të ishin nja 150 vjeçe. Në mes të Afrikës. Ishte një zonë që ecnim nga shumë ushtarë nga forcat speciale që na mbronin.

Udhëtoj shumë me vajzën e madhe. Shkojmë në qytet dhe j në kaq zona”, ka thënë Fevziu. I pyetur për të ardhmen e vajzës, e cila tashmë është në moshën e adoleshencës, ai iu referua jetës së vetë. “Unë ka jetuar larg prindërve në moshën 11 vjeç. Ajo kërkon të studiojë shumë shpejt jashtë. Mendoj që duke çarë vetë është mirë. por mendoj se një adoleshent është herët për të ikur vetë”, tha Blendi. Moderatori zbuloi edhe një tjetër sekret nga jeta e tij.

“Unë eci shumë. 45 minuta rreth një orë e lexoj duke ecur. Eci duke lexuar. Lexoj lajmet e ditës, ndaj shumë njerëz më shikojnë çuditshëm në rrugë”, tha ai. Dita nis herët për Blendi, me dy mbledhje pune, një ndërprerje rreth orës 17:00, ku kalon me vajzën e vogël pak orë si dhe përfundon pas mesnate./joq/express

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Njihuni me Fevziun para 26 vitesh, në kohën kur kishte flokë (Foto)

Gazetari i njohur, Blendi Fevziu së fundmi ka postuar një foto të ...