Ja si u la i lirë shqiptari i shumëkërkuar Blenard Fejzullai

blenard-fejzullaiBlenard Fejzullai i arrestuar ditën e sotme në Vjenë të Austrisë nga forcat sopeciale ka qenë i arrestuar në Shqipëri gjatë aksionit Kompas në vitin 2004 dhe më pas është lënë i lirë.

Në muajin mars të vitit 2016, Blenard Fejzullai u arrestua nga Policia e Tiranës. Por Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë për njohjen e dënimit të dhënë nga shteti italian.

Për rrjedhojë, miku i Arjan Selimit, i ekzekutuar disa vite më parë, është liruar nga burgu në qershor të vitit 2016.

Gjykata ka vendosur “Mosnjohjen e efekteve juridike në shtetin shqiptar të vendimit penal të huaj, të Gjykatës së Milanos të Shtetit të Italisë të dhënë ndaj shtetasit shqiptar, Blenard Fejzulla, alias Ermal Mali, për shkak se për të njëjtin fakt dhe ndaj të njëjtit person në shtetin Shqiptar është dhënë një vendim penal i formës së prerë”.

Blenard Fejzullai ka qenë i dënuat në Shqipëri me 6 vjet burg për akuzën e trafikut të drogës.

Në Itali rezultonte i dënuar me 12 vjet heqje lirie për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Fejzulla njihet si një nga anëtarët e grupit “Kompas” që drejtohej nga Armand Andoni alias Arjan Selimi.

Selimi është ekzekutuar me disa plumba poshtë pallatit të tij, ndërkohë që për ish-mikun e tij, Blenard Fejzulla, Italia kishte nisur prej disa kohësh gjuetinë.klan

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kapet-shqiptari

Kapet kapobanda shqiptar i malavitës në Lombardi, i arratisur 2 herë nga burgu

Pa kaluar nje javë pas kapjes së një sasie masive prej 325 ...