Arrestohet në Vjenë shqiptari më i rrezikshëm në Europë, shoku i Arjan Selimit

blenard-fejzullaiForcat speciale të policisë austriake arrestuan një shqiptar tejet të rrezikshëm, në veri të Vjenës. Ai eshte Blenard Fejzullai, 40-vjeç, është arrestuar ndërsa ishte në makinë i vetëm.

Ai konsiderohet si një nga trafikantët më të rrezikshme të drogës, prej 10 vitesh në arrati. Organizata kriminale e tij u shkatërruar në vitet 2000-2001, gjate aksionit Kompas, ku ra ne pranga edhe Arjan Selimi, biznesmen tashme i vrare ne Tirane.

Fejzullai duhej të bëjë 12 vite burg në Itali, pasi autoritetet italiane e kanë dënuar në vitin 2006 për trafik ndërkombëtar të drogës.

Sipas mediave italiane shqiptari gjatë kësaj kohe është fshehur në Shqipëri, në qytetin tij të lindjes, në Fier. Nga hetimet ka rezultuar se shqiptari ka jetuar gjatë kësaj kohe në luks, kjo nga fitimet e shitjes së heroinës. Ai u pikas në mars të vitit 2016, për tu arrestuar në nëntor.

Hetimet kanë treguar se në fillim të viteve 2000 ai ka futur në Evropë sasi të mëdha të heroinës nga Afganistani, duke bashkëpunuar me talebanët.

Por nuk ishte vetëm heroina, lënda narkotikte që fuste shqiptari në Evropë. Ai njihet edhe për “kokainë rozë” të ardhur nga Bolivia dhe që konsiderohet me cilësi tejet të lartë. Kjo lloj droge është shumë e shtrenjtë në tregun me pakicë.

Sipas hetuesve italiane, dyshohet se ai përdorte rrjetet sociale për shitjen e drogës, email-e, një mënyrë e kopjuar nga grupi terrorist Al Kaeda. Kjo i bën hetuesit të dyshojnë se fieraku ka bashkëpunuar dhe me terroristët, duke shtruar pyetjen se ku e ka mësuar këtë metodë.

Kliko per me shume info

One comment

  1. Eshte ndaluar pasi interpol tirana megjithese personi doli nuk i ka heq akoma emrin nga sostemi! Ky eshte shteti shqiptare! Gjykatesja pasi dispononte te gjitha documentat midis te tjerave ku ai kishte dokument certifikat penale te paster leshuar vet nga organet kopetente italiane me teper per nje ceshtje qe ishte gjykuar njehere gjykata mori vendimin e duhur nje gjykatese e zonja qe coi ne vend padrejtesite qe po i beheshin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-burri-gruaja

Fier, burri që vrau gruan ndryshon dëshminë: Ja pse e hodha të zhveshur nga dritarja

Fredi Ruko 52 vjeç, autori i vrasjes së bashkëshortes së tij Liljana ...