A është kjo bima e pavdekshmërisë?

11E njohur për egjiptianët si bima e pavdekësisë dhe për amerikanët indigjenë si skeptri i parajsës, aloe vera ka një seri cilësish shëruese të mrekullueshme, për disa prej të cilave mund të jeni të vetëdijshëm.
Ndoshta keni edhe aloe vera të mbjellë në shtëpinë tuaj, për emergjenca si gërvishtjet, prerjet dhe plagët, por a e dinit që aloe vera nuk është e kufizuar për përdorime të tilla tipike dhe është në fakt edhe më dobiprurëse për trupin, kur merret nga goja.
Aloe vera përmban më shumë se 200 përbërës biologjikisht aktivë, që përfshijnë polisakaridet, vitaminat, enzimat, aminoacidet, dhe minerale që nxisin përthithjen e ushqyesve.
Sipas Revistës së Shkencës Mjedisore dhe Shëndetit, aloe vera zotëron edhe cilësi antibakteriale, anti-virusore që ndihmojnë sistemin imunitar në pastrimin e trupit nga toksinat dhe patogjenët invadues. Por kjo nuk është gjithçka që aloe vera mund të ofrojë.

Minerale
Aloe vera ka shumë minerale, duke përfshirë kalciumin, magnezin, zinkun, kromin, selenin, natriumin, hekurin, kaliumin, bakrin dhe manganin. Të gjithë këta minerale bashkëpunojnë për të forcuar rrugët metabolike.
Enzima
Aloe vera përmban enzima të rëndësishme si amilaza, dhe lipaza, që ndihmojnë tretjen duke shpërbërë dhjamin dhe molekulat e sheqerit. Një molekulë në veçanti, Bradikinasa, ndihmon në reduktimin e inflamacionit.
Vitamina
Një studim ka treguar se aloe vera përmban vitaminën B12, e cila kërkohet për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Ky është lajm shumë i mirë për vegjetarianët, të cilët shpesh nuk marrin sasinë e duhur të B12 përmes dietës së tyre të rregullt. Por, mbani parasysh, se nuk duhet të mbështeteni vetëm tek aloe vera për nevojat e përditshme të B12.
Të tjerë studime kanë treguar se të marrësh aloe, mund të ndihmosh në disponueshmërinë biologjike të vitaminës B12, që do të thotë se trupi mund ta përthithë dhe përdorë më kollaj. Kjo mund të parandalojë mangësinë e kësaj vitamine. Aloe vera është gjithashtu burim i vitaminave A, C, E, acidit folik, kolinës, B1, B2, B3 dhe B6.
Aminoacide
Aloe vera përmban 20 nga 22 aminoacidet thelbësore që kërkohen nga trupi i njeriut. Ajo përmban gjithashtu acid salicilik, që lufton inflamacionet dhe bakteret.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Grabitje spektakolare… në vetëm 12 sekonda

Dyqanet e Apple ne Amerikë kanë rënë shpesh pre e grabitësve, siç ...