Izraeli/ “Bild”: Sulmet terroriste në Shqipëri të planifikuara nga ISIS

bild-sulmet-terroristePrestigjozja gjermane “Bild” shkruan se autoritetet kosovare të sigurisë kanë parandaluar disa sulme terroriste të planifikuara nga ISIS.

Policia arriti të parandalojë një sulm mbi ekipin e futbollit kombëtar izraelit. Kjo ndodhi të shtunën para ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës, në Shqipërinë fqinje. Në kontrollin e bërë nga policia, personave të arrestuar iu gjetën armë dhe mjete për ndërtimin e eksplozivëve.

Nga verifikimi i armëve dhe lëndëve plasëse të sekuestruara policia bëri me dije se bëhej fjalë për një organizim për sulm terrorist

“Ka pasur objektiva të qarta dhe datat për sulmet”, tha Policia.

Për këtë shkak, ndeshja Shqipëri-Izrael transferua nga Shkodra në Elbasan.

Para takimit u arrestuan katër të dyshuar për terrorizëm. Sipas burimeve sulmet kundër ekipit të Izraelit ishin planifikuar gjatë ndeshjes.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

tirane-policia

Vdekja e mistershme e 24-vjecarit, flasin shokët: Mjekët i thanë “s’ke gje, e ke nga pija”

Një 24-vjecar është gjetur i pajetë në banesën e tij në zonën e ...