Paraqitet si polic në komisariatin e Dibrës, bie në pranga 34 vjeçari nga Fieri

pranga-irainainNjë tjetër skandal mashtrimi raportohet. Bëhet fjalë për një shtetas 34 vjeçari nga Fieri, me iniciale L. M i cili është paraqitur në komisariatin e Dibrës, si polic. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në D.V.P.Dibër filloi procedimi penal në gjendje të lire 34-vjecarit.

“Procedimi penal ndaj tij filloi pasi ky shtetas gjatë ditës së djeshme është paraqitur në Komisariatin e Policisë Dibër, duke i’u prezantuar punonjësve të policisë si “oficer policie”, ndërkohë që pas verifikimeve të kryera nga ana jonë ky shtetas nuk rezultonte të ishte punonjës policie”,- thuhet në deklaratën e policisë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Përvetësimi i titujve apo detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kufomaa

Zbulohet shkaku, ja pse vrau veten burri që u gjet me fyt të prerë në Tiranë

Mengjesin e sotem ne Tirane u konstatua nje ngjarje e rende pasi ...