“M’u jep ose të publikova videon intime”, Shantazhonte kolegen, bie në pranga ushtari i FA

policia2015 Nje ushtarak eshte arrestuar nga lolicia me akuzen e shantazhit. Bëhet me dije nga policia e Tiranës se Gersian Dumi eshte vene në pranga. Personi i cili që prej një muaji e gjysëm nëpërmjet një adrese fallco në ‘’Facebook’’ shantazhonte kolegen e tij me inicialet E.K, ushtare profesioniste që të shkonte me të në një hotel për takim intim, në të kundërt ai do i publikonte nje video te sajën, arriti të arrestohej nga policia.

Mësohet se pas shumë presionesh, ka qenë pikërisht vajza ajo që e ka denoncuar kolegun e saj në polici. Fill pas dëshmisë dhe veprimeve procedurale, Dumi u arrestua nga Sektori i Krimit Ekonomik në zonën e njohur ‘Vilat gjermane’, pikërisht në vendin ku ai kishte lënë takim me vajzën. Por në vend të saj, ai u përball me efektivët e policisë.

Tashmë çështja i kaloi Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes” ose “Dhunes për dhënie të çdo përfitimi tjetër”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

tirane-policia

Tiranë, para 4 ditësh u mjekua për dhimbje të forta, ndërron jetë 24-vjeçari

Një 24-vjecar mësohet të ketë ndërruar jetën ditën e sotme në ‘’Don ...