Besart Berisha merr nënshtetësinë e Australisë

besart-bSulmuesi i Melbourne Victory, kosovari Besart Berisha, së shpejti do të pajiset me nënshtetësi të Australisë, kanë njoftuar mediat australiane.

Sipas tyre, Berisha do të bëhet shtetas i Australisë më 26 janar të vitit 2017 për festën “Dita e Australisë”.

Me pajisjen e Berishës me pasaportë australiane, skuadra e Melbournet do të ketë një vend të lirë për transferimin e një futbollisti të huaj, pasi në kampionatin australian lejohen vetëm pesë të tillë, përcjell Koha Ditore.

Berisha ka pesë vjet që po luan në Australi dhe automatikisht ka fituar të drejtën për të aplikuar për pasaportën australiane. Ai në vitin 2011 u transferua te Brisbane Roar, kurse pjesë e Melbournet është prej vitit 2014. Berisha, 31-vjeçar, vlerësohet ndër sulmuesit më të rrezikshëm në A-League, kurse këtë edicion ka shënuar pesë gola në katër ndeshje të zhvilluara.

Ai ditë më parë ka marrë lejen nga FIFA për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës, kurse vitin tjetër pritet t’i bashkohet ekipit. Berisha më herët ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

city-manchester

Dënon tre futbollistë të Manchester Cityt

Trajnerit Pep Guardiola do ti mungojnë tre futbollistë për ndeshjet e ardhshme. ...