Berluskoni Shokon! Ja kur e shet Milanin

berluskoniPresidenti i skuadrës së Milanit, Silvio Berluskoni pas derbit kundër Interit, barazuar 2-2 me një gol të pësuar në shtesë ka folur për mediat italiane. Ai sërish shokon fansat e Milanit duke konfirmuar shitjen e Milanit.
“Është fiksuar gjithçka për më 13 dhjetor dhe nuk besojmë se do të dalin pengesa për të marrë autorizimin nga shteti kinez. Na janë dhënë garanci edhe nga bankat që do të mbyllet në datën e caktuar. Nëse nuk do ta mbyllim dot, të shohim çdo të bëjmë. Ka qenë një vendim shumë i dhimbshëm.
Tashmë futbolli është kthyer në një lojë monopoli, ku milionat nuk kanë vlerë. Kanë ardhur milionerët e gazit, të karburantit, ka lojtarë që kushtojnë 94 milionë edhe kur nuk janë më djem të rinj dhe kjo flet qartë se sa larg janë futbolli dhe jeta e përditshme në këtë moment”.- tha Berluskoni.
Po ashtu, ai ka folur edhe për rolin e mundshëm si president nderi: “Kinezët këmbëngulin që unë të qëndroj president i Milanit, por të qëndrosh president në një klub që i përket dikujt tjetër është diçka që nuk mund ta merrja në konsideratë. Mund të provojmë të jem president nderi, pa president tjetër te Milani, të shohim, sepse duhet të kem mundësi që të ndërhyj, si për shembull të them po ose jo për një blerje, për skemën në fushë. Nëse këto më garantohen, do të provoj të qëndroj president nderi, por kam edhe një kusht: dua që të qëndrojë Galiani”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

roma-lazio

Tensionet që shoqëruan derbin Roma-Lazio

Një ndeshje e tensionuar ku nuk munguan as zënkat ishte derbi mes ...