Berlusconi i habit të gjithë: Rimarr Milanin dhe ndryshoj strategji

berlusconi16“Nëse nuk do të ndodhë finalizimi më datë 13 dhjetor do të rimarr Milanin me shumë kënaqësi”. Dyshime të reja mbi shitjen e klubit kuqezi te pronarët kinezë, por kësaj here ka qenë vetë Silvio Berlusconi ai ka folur.

“Nuk jam penduar për shitjen. Ishte një vendim i nevojshëm, sepse sot një familje nuk mund të konkurojë. Por, nëse mbyllja e tratativave do të dështojë, atëherë do të ndryshoj strategji, me një skuadër tërësisht italiane dhe shumë të re. Milan ka nevojë të rikthehet në pozitat dhe nivelet botërore, por për ta bërë nevojitet buxhet dhe kapitale të rëndësishme.

Kam kërkuar investitorë italianë dhe nuk arrita dot të krijoja një grup bashkëpunëtorësh. Provova të imitoj Barcelonën dhe Real Madrid me një system aksioner popullor, por asgjë. Në përfundim u desh të pranoja ofertën e vetme, atë kineze”, deklaroi Berlusconi gjatë regjistrimeve të “Matrix”.
Shitje që ndonëse po shkon në drejtimin e duhur, po ecën me ritme të ngadalta dhe me një proces që po zgjat, me datën për finalizimin e transaksionit më 13 dhjetor.

“Do të bëhet atë ditë, por nëse nuk do të ndodhë, atëherë do të duhet të rimarr Milanin me shumë kënaqësi dhe do të ndryshoj strategji. Do të jetë një Mila, i gjithi Italian dhe shumë i ri. Vendimi për ta shitur ishte i domosdoshëm, pasi futbolli ka ndryshuar. Në qarkullim u futën shuma gjigande parash nga arabët dhe nuk janë më kushtet që të konkurojë një familje. Futbolli është bërë si loja e Monopolit”, deklaroi Silvio Berlusconi.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

tirana-partizani

Luhen 27 minutat e mbetura, Tirana – Partizani mbyllet në “paqe”

27 minutat e luajtura sot nuk kanë sjellë gol në derbin e ...