Leskaj zbulon sms-të e Tabakut: Jepja fjalën Berishës, spostoi të tjerët

Politikë

valentina-leskajDeputetja e PD Jorida Tabaku i ka nisur një mesazh në telefon drejtueses së seancës, Valentina Leskaj, ku i kërkon të spostojë deputetët e tjerë për t’i dhënë fjalën Berishës.

“Ka dhjetë minuta që insistojmë, zoti Berisha ka radhën e tij. Ju kërkova që zoti Berisha mos të zëvendësohet me zotin Dogjani siç ju kisha thënë më përpara, por të ndjekë radhën që ka në listë”, shprehet Tabaku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk e kam zakon, por po e lexoj mesazhin dhe po ju them organizohuni. ‘Të lutem jepja fjalën Berishës se erdhi’ dhe unë po të them ‘OK’ dhe thoni: ‘Spostoi të tjerët’. Çfarë nënkuptoni me spostoi të tjerët? Me thoni çfarë nënkuptoni spostoi të tjerët?”, thotë Leskaj duke iu referuar mesazhit të saj.

ME TE LEXUARAT