Droga në Rrëshen/ “Policët u kërcënuan me armë nga shefi i Mirditës”

Aktualitet

berisha-2016Ish-kryeministri Berisha në një reagim në "Facebook" shprehet se kreu i Komisariatit të Mirditës ka kërcënuar me armë efektivët e Lezhës që zbuluan magazinën e drogës në Rrëshen.

Një efektiv i ka shkruar Berishës në "qytetarin dixhital", ku i thotë që Ben Curri i ka kërcënuar edhe me armë policët e Lezhës që të tërhiqeshin nga operacioni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

STATUSI:

Oficeri dixhital i antidroges denoncon:

– Trafikantin Ben Curri, shef i komisariatit te Mirdites, i cili beri gjithcka te bllokonte qofte dhe me arme operacionin ne fabriken e droges ne Rreshen te Ndrece Dedes dhe Kastriot Reçit.

– Trafikantin Erzen Cera, qe i terbuar nga suksesi i operacionit, me nje gjuhe banditi njoftonte ndeshkimet per ata qe duhet te dekoroheshun per vepren e tyre. sb

“Pershendetje z.Berisha ,une qe po te shkruaj jam njeri nga oficeret e droges ne Lezhe te cilet kemi bere nderhyrjen ne magazinen e droges ne Rreshen pasi jemi konfliktuar me policin e Mirdites dhe kryesisht me shefin e kom. te Mirdites Ben Curri sa edhe na eshte kerkuar te terhiqemi nga operacioni duke na kercenuar por ne nuk u terhoqem do perdoreshin armet!

Sot jemi kerkuar ne mbledhje nga zv Drejtori i qarkut Erzen Cera dhe me nje gjuhe urrejtje jane komunikuar levizjet e shefave te seksijonit dhe te sektorit.Mesa duket kercenimet e Ben Currit po zbatohen nga Erzen Cera…….te pershendes z Berisha dhe do ju lutesha per privatesin.”

ME TE LEXUARAT