Berisha: Deklaratat e Ramës të mos ndikojnë në marrëdhëniet me SHBA-në

berisha-2016Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar një fitore të jashtëzakonshme dhe historike atë të Donald Trampit, që u zgjodh sot president i SHBA-ve.

Përmes një komenti në “Facebook”, Berisha thekson se marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA-ve s’duhet të ndikohen nga deklaratat e Ramës.

“Shqipëria dhe shqiptarët kanë në SHBA, mikun dhe aleatin e tyre më kryesor. Me këtë rast shpreh bindjen se marrëdhëniet strategjike miqësore, të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe SHBA do njohin horizonte të reja dhe nuk do ndikohen nga deklarata, si ato të kreut të ekzekutivit shqiptar që shprehin thjesht dezekujlibrin e tij mendor. Prandaj dhe le t’i përcjellim ne të dashur miq, presidentit të sapozgjedhur urimet më të mira për sukseset më të mëdha në udhëheqjen e SHBA, por dhe botës së lirë, në paqe, siguri dhe prosperitet!”, shprehet Berisha.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tahiri: Lirimi i Lul Berishës tregues se vettingu është i domosdoshëm

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha sot se lirimi i Lul Berishës ...