Berisha: Shqipëria përmbytet, Rama i papërgjegjshëm krihet në New York

Kliko per me shume info

berisha-2016Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë jozyrtare që nga e enjtja në New York, në një kohë që Shqipëria po kalon orë të vështira nga përmbytjet.

Berisha në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan se edhe pse këto ishin përmbytje të paralajmëruara nga stacionet meterologjike të vendit dhe të huaja, në një akt moskokçarës, cinik, papërgjegjshmërie absolute, Rama ia mbathi të krihet në New York në ekspozitën e zhgarravinave të tij.

Kliko per me shume info

“Te dashur miq, sot nga rreshjet e shumta, lumenjte e medhenj te vendit si Drini i Zi, Vjosa dhe lumenj te tjere kane dale nga shtrati dhe kane mbytur mijra e mijra hektare toke nga Veriu ne Jugun e vendit.

Kurse Edvin Kristaq Rama ndonese keto ishin permbytje te paralajmeruara nga stacionet meterologjike te vendit dhe te huaja, ne nje akt moskokçares, cinik, papergjegjshmerie absolute ja mbathi te krihet ne New York ne ekspoziten e zhgarravinave te tij. Nje veprim te tille e ben vetem nje njeri i mbushur me urrejtje per ata qe vuajne dhe te cilit qytetaret e vendit te tij i duken si miza apo milingona, jeta e te cileve nuk ka asnje vlere!”- shkruan Berisha.

Kliko per me shume info
SHARE

3 COMMENTS

  1. Sali ndrysho qendrim, thirri maskarenjve dhe kriminelve te tu te rrin te shijojn ato qe kan mos te mprehin shpatet per ta roberuar serisht kete popull, nuk jan kriminelet dhe vrasesit me atdhedashes se te tjeret…Hiena smund te behet kurr Luan…thirri mendjes edhe per femijt dhe pasardhesit e tu…ky vend duhet te behet nje vend i se drejtes dhe ligjit…esht me e mira per te gjith…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here