Berisha për Fidel Kastron: Vdiq diktatori aventurier, bota ndihet më mirë pa të

Kliko per me shume info

berisha-2016“Vdiq diktatori aventurier, bota ndihet më mirë pa të”- kështu e fillon shkrimin e tij në “Facebook” ish-kryeministri Berisha pas vdekjes së liderit të Revulucionit Komunist dhe ish-Presidentit kubanez, Fidel Kastro.Berisha shkruan se Kastro vendosi diktaturën në Kubë, shtypi me egërsi dhe ekzekutoi qindra kundërshtarë.

Postimi i Berishës:

Kliko per me shume info

Vdiq Fidel Kastro, nje diktator, nje aventurier qe:

– Nisi betejen si nacionalist dhe degjeneroi ne marksist leninst

– Ai vendosi diktaturen komuniste ne Kube dhe shtypi me egersi, persektutoi, torturoi, internoi, deboi, burgosi, ekzekutoi qindra e mijra kundershtare politik.

– Si diktator dhe aventurier ai çoi boten ne prag te luftes se trete boterore duke vendosur ne Kube raketat berthamore sovjetike, te cilat u detyrua ti largonte pas ultimatumit te Presidentit Kenedi dhene Nikita Krushovit.

Pas goditjes nga semundja, si despot i vertet ai ia kaloi pushtetin e paligjshem vellait te tij Raulit! Bota ndjehet me mire me nje diktator, aventurier me pak. Uroj qe vdekja e tij te inkurajoje forcat demokratike te Kubes per te permbysur sa me shpejte dinastine te tij te paligjshme dhe gjakpirese! Sb.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here