Sali Berisha flet për sherrin me Taulant Ballën pas largimit nga Komisioni

balla-berishaIsh-kryeministri Sali Berisha pasi është larguar nga Komisioni Hetimor për ceshtjen e CEZ ka folur për mediat në lidhje me sherrin me Taulant Ballën.

Ai u përplas me kreun e komisionit Taulant Ballën ku i tha se është një shpifës i dënuar me vendim gjykate. Kjo gjë nuk u pranua nga Balla dhe aty nisi gjithçka dhe Berisha më pas u largua.

Berisha tha përpara kamerave se personi që drejton mbledhjen e Komisionit është në konflikt interesi.

Deklarata:

Rezultoi se personi që drejton mbledhjen e Komisionit Hetimor është në konflikt interesi. Ajo që më bëri mua të largohesha nga mbledhja është se ai, në mënyrë të pafytyrë mashtroi opinionin publik shqiptar duke thënë se ishte i padënuar. Ai është dënuar me vendim gjykate të formës së prerë.

Unë nuk e dija këtë nen të procedurës penale, por e zbuloi juristi Ristani. Prandaj erdha se po ta dija që kishte konflikt interesi edhe mund të mos vija. Për mua nuk ka problem, mjaftonte që ai ta pranonte se është i dënuar, por ai mashtroi opinionin publik. Është dënuar dhe nuk paguan as gjobën.

Kliko per me shume info

One comment

  1. leri ato sali i munduri iken nga fusha e betejes, dhe ti ike si i dhjere. Po a do tja hedhesh dot kesaj rradhe per gjithe ate shume parash qe paske vjedhur o KRYEHORR?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

samaras

Samaras: Greqia është aq dobët sa edhe Edi Rama po e sfidon!

Ish-kryeministri grek Antonis Samaras, në një intervistë për gazetën “Vradini”, pavarësisht se ...