Replikat në Kuvend, Berisha: Shpifës ordiner! Balla: Shkatërrove Shqipërinë!

balla-berishaSali Berisha dhe Taulant Balla kanë debatuar ashpër edhe sot në seancën parlamentare. Ish-kryeministri Berisha u shpreh se Balla shpif dhe trillon me urdhër të Edi Ramës.

“Nuk dua të komentoj shpifjet dhe trillimet e një njeriu, që përpara kamerave mohoi se është dënuar si shpifës ordiner. Ai është shpifësi dhe i bën të gjitha këto me urdhër të Edi Ramës. I them mjeranit Rama se është duke përdorur një njeri ordiner, një shpifës profesionist, të akuzuar për përdhunim dhe për trafik prostitucioni. Sa herë përdor një njeri të tillë kryeministri, aq më shumë del cullak”, tha ai.

Ndërkohë Balla ka hedhur gjithashtu akuza të ashpra ndaj ish-kreut të qeverisë, duke i thënë atij se është tradhtar dhe se e ka shkatërruar Shqipërinë.

“Harrove që ke bërë pazare kundër interesave të Shqipërisë, ke bërë pazare me Fazlliçin. Mbajtët peng linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, për t’i shërbyer interesave tuaja, që lidhen me Serbinë. Shqiptarët janë duke u njohur me fakte tronditëse në lidhje me privatizimin e OSHE. Ke marrë ryshfet. Dita e gjykimit është duke të ardhur. Nuk ke punë ti me racat në Shqipëri. Ne jemi një racë në Shqipëri, ti nuk ke faj, ti je i përzier”, ka thënë Balla.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Parti e re? Kokëdhima: Jo! Nuk do ta tradhtoj kurrё tё majtёn

Politikani Koço Kokëdhima përsëriti, edhe në takimin me socialistët e Vlorës, se ...