Berisha akuzon Ballën për përdhunim, deputeti i PS: Ti vuan nga sindromi i Shkëlzenit

Aktualitet

kuvendDeputetet Sali Berisha dhe Taulant Balla replikuan ashpër sot në Kuvendin e Shqipërisë në senacën e radhës.

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, Taulant Balla i kërkoi Berishës “të ndahet dhe të distancohet nga elementët kriminalë që u jep urdhëra në telefon”.

Balla tha se e priste që pas fjalës së tij Berisha të merret me akuza false si ajo se “Taulant Balla ka përdhunuar një të sëmurë me SIDA e të tjera përralla si këto.

Pas fjalës së deputetit të PS, i menjëhershëm ishte reagimi i Berishës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Janë disa rrethana, që unë nuk ta lexoj dot në këtë sallë deponimin që është bërë ndaj teje për përdhunim. Por ta dish mirë ti se do të vijë dita që do të ta lexoj në këtë sallë”, tha Berisha.

Ai akuzoi deputetin e PS, se me makinën e tij me targa deputeti ka lëvizur në kufi persona në kërkim anëtarë të bandës së trafikut Gjura.

Taulant balla reagoi duke thënë se anëtarët e Bandës në fjalë janë të arrestuar dhe njëri prej tyre është kryetar i PD në fshatin e tij.

Më tej Balla theksoi se me akuzat që bën, Berisha tregon vuajtjen nga sindromi i djalit të tij Shkëlzenit.

‘Për fat të keq unë jam një moshë me djalin tënd, e di që bëhesh keq kur ta përmendin por do e lë me kaq, unë shkoj tek prindërit e mi ndërsa djali yt Shkëlzeni nuk vjen tek ti. Ky është sindrom i madh nga i cili nuk kemi pse të paguajmë ne”, tha Balla.

ME TE LEXUARAT